Në vend shifrat ulen, çiftet kuksiane rrisin numrin e lindjeve jashtë shtetit

Nga A2 CNN
9 Janar 2023, 14:26 | Aktualitet
Në vend shifrat ulen, çiftet kuksiane rrisin numrin e lindjeve

Emigrantët përveç peshës ekonomike që po mbajnë duke ndihmuar të afërmit e tyre në vendin tonë, duket se po kontribuojnë edhe në rritjen e numrit të lindjeve.

Në qytetin e Kukësit, ndërsa lindjet  e çifteve që jetojnë në vend, pakësohen nga viti në vit, emigrantët kuksianë që jetojnë jashtë vendit duket se po shtojnë nga viti në vit numrin e lindjeve të reja.

Sipas ekspertëve, kjo provon faktin që kushtet ekonomike dhe sociale për lindjet e reja janë më të favorshme për emigrantët qe jetojnë jashtë vendit.

Sakaq, në Kukës edhe ato çifte që kanë mbetur nga viti në vit po shtojnë numrin e divorceve.

Sipas përfaqësuesve ligjore një tjetër fenomen që po ndikon në shtimin e divorceve përveç gjendjes social-ekonomike dhe dhunës, është edhe largimi i kryefamiljarit për një periudhë të gjatë kohore.

Vitet e fundit rënia e popullsisë në bashkinë e Kukësit përllogaritet mesatarisht në 2 për qind në vit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos