Pse njerëzit janë kaq egoistë? Shpjegon shkenca

Nga A2 CNN
9 Janar 2023, 13:32 | Aktualitet
Pse njerëzit janë kaq egoistë? Shpjegon shkenca

Në pjesën më të madhe të kohës ne jemi të përqendruar te vetja në tentativë për të forcuar egon. Interesi vetjak është motivimi më themelor njerëzor, sipas filozofit anglez Thomas Hobbes që në vitet 1600.

Por të vepruarit për interesa personale nuk është domosdoshmërisht e vetmja gjë mbizotëron në mendjen tonë. Siç ka treguar edhe studimet ndër vite, sjellja njerëzore mund të motivohet në të njëjtat nivele nga altruizmi dhe konsideratat morale.

Psikologët, si F. Diane Barth , e përkufizojnë egoizmin si të kesh dy shtylla kryesore: " Të jesh i shqetësuar në mënyrë të tepruar ose vetëm për veten" dhe "Të mos kesh parasysh nevojat ose ndjenjat e të tjerëve".

Sigurisht, shumica prej nesh ndoshta jetojnë diku mes momenteve vetëmohuese në egoiste.

Por, nëse vetëmohimi është i rrënjosur në tru, pse disa njerëz e kanë kaq të vështirë të kujdesen për nevojat e të tjerëve? Përgjigjja mund të qëndrojë në inteligjencën emocionale, siç theksoi psikologia Lisa Marie Bobby në një intervistë.

"Inteligjenca emocionale ekziston në një spektër, dhe disa individë e kanë më të lartë inteligjencën emocionale se të tjerët", tha ajo.

 "Një simptomë e inteligjencës së ulët emocionale është tendenca për t'u zhytur në vetvete, ose të qenit i shqetësuar vetëm për atë që mendoni, ndjeni dhe keni nevojë në vend të mendimeve, ndjenjave, nevojave dhe dëshirave të të tjerëve."

Një faktor tjetër është fakti që shumë njerëz e kanë të vështirë të zbulojnë egoizmin në vetvete.

Siç zbuloi një studim i vitit 2020 nga psikologët dhe ekonomistët e Yale në Universitetin e Cyrihut, njerëzit egoistë bëjnë përshtatje në kujtimet e tyre për të mos u ndjerë keq për sjelljen e tyre egoiste.

Studimi, i botuar më 29 prill në revistën Nature Communications, zbuloi se njerëzit priren ta kujtojnë veten duke qenë më të mirë për të tjerët sesa kanë qenë në të vërtetë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos