
Skënder Gega nuk do të jetë më trajneri i Kukësit. Pas një nisjeje zhgënjyese të kampionatit, ku skuadra verilindore ka marrë vetëm pikë nga ndeshjet e para, Gega ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij.
“FK Kukësi njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Skënder Gega. Pas rezultateve të ndeshjeve të para, trajneri Gega ka paraqitur dorëheqjen në klub dhe pavarësisht besimit që i është dhënë nga klubi, trajneri Gega nuk ka bërë kthim pas”, lexohet në njoftimin e klubit verilindor.
Vetë Skënder Gega u shpreh: “Falënderoj klubin dhe Presidentin e Nderit, Safet Gjici për mbështetjen dhe besimin. Falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët që kisha, por besoj se kjo është më e mira në këtë situatë”. (A2 Televizion)