BE i përgjigjet Kosovës, Stano: Serbia nuk ka shkelur marrëveshjen për targat

Nga A2 CNN
19 Janar 2023, 15:33 | Kosova
BE i përgjigjet Kosovës, Stano: Serbia nuk ka shkelur

Bashkimi Evropian ka reaguar për pretendimet e fundit të Kosovës, duke thënë se lidhur me targat, Serbia nuk ka shkelur marrëveshjet dhe paktet e 23 nëntorit të kaluar.

Zëdhënësi Peter Stano, sqaroi se rinovimi i sigurimit dhe kontrollit teknik nuk janë riregjistrim i targave.

“BE kërkon nga të gjitha palët që të respektojnë në tërësi dhe pa kushte marrëveshjet dhe paktet e arritura më 23 nëntor të vitit të kaluar, me të cilat edhe Kosova edhe Serbia u pajtuan për masat specifike rreth targave për të ulur tensionet dhe për t’u fokusuar në tërësi te propozimi i BE-së për të normalizuar raportet e tyre. Kjo do të thotë që Kosova të përmbahet nga çfarëdo veprimi ndaj atyre pronarëve që kanë targat KM dhe efektivisht të mbajë staus-quon derisa të arrihet një zgjidhje më e qëndrueshme në dialog. Kjo, po ashtu, do të thotë që Serbia të mos lëshojë targa të reja KM. Ne gjithashtu kemi marrë parasysh vendimin e Serbisë, më 6 dhjetor 2022, që letrat ngjitëse të regjistrimit për targat KM nuk do të rinovohen. Ne kuptojmë se rinovimi i sigurimit dhe kontrolli teknik ka të bëjë me automjetin e jo me tabelat e regjistrimit, dhe si i tillë nuk mund të konsiderohet rinovim i targave të regjistrimit.” (A2 Televizion)

Peter Stano, zëdhënës i Bashkimit Evropian
https://a2news.com/2023/01/19/rikthehet-perplasja-per-targat-kosova-akuzon-serbine-per-shkelje-te-marreveshjes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos