“Në vjeshtë kthehet normaliteti për shtetet që do të vaksinojnë 60-70% të popullsisë”

Nga A2 CNN
22 Mars 2021, 16:05 | Aktualitet
“Në vjeshtë kthehet normaliteti për shtetet që do

“Vjeshta do të gjejë të normalizuar situatën në vendet që do të kenë marrë vaksinën në 60-70% të popullatës. Kjo pritet të ndodhë të paktën në Gjermani, sipas planeve.”

Kështu u shpreh në një lidhje direkte me studion e “Ditari” në A2 nga Gjermania mjeku shqiptar, Erion Dasho.

Sa i përket pandemisë në Shqipëri, ai theksoi se në vendin tonë po ndodhin dy fenomene jo të mira. “Në Shqipëri, fatkeqësisht, po ndodhin dy fenomene të padëshirueshme. Së pari, është ai i arritjes së imunitetit natyral të grupit. Këtë nuk e do asnjë vend pasi vjen me një kosto shumë të lartë njerëzore. Së dyti, ritmet e vaksinimit janë të ulëta. Sasitë e ardhura deri tani janë të papërfillshme për nevojat. Nëse vazhdojmë me këto ritme nuk mund të flasim për arritjen e imunitetit prej vaksinimit”, tha Dasho.

Sa i përket vaksinës AstraZeneca, Dasho tha: Nuk kam pasur dyshime për AstraZeneca. Ka qenë një procedurë rutinë, pasi sistemet e farmakovigjilencës në BE janë shumë të ndjeshme ndaj fenomeneve anësore të vaksinave dhe ishte një procedurë rutinë. Kjo u hetua për punë ditësh nga këto vende edhe pse mendoja se do të zgjaste më shumë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos