PD, Kolegji i Kryetarëve propozon datat për protestën e radhës

Nga A2 CNN
15 Janar 2020, 18:18 | Politikë
PD, Kolegji i Kryetarëve propozon datat për protestën e

Në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve të Partisë Demokratike është propozuar nga disa prej anëtarëve mbajtja e protestës së radhës së opozitës.

Sipas burimeve të A2, është propozuar që protesta të mbahet në muajin shkurt.

Bëhet fjalë për datat 20 dhe 22 shkurt, që do të shënonin edhe 1-vjetorin e djegies së mandateve.

Propozimi do të diskutohet në Kryesi dhe në ish-grupin parlamentar.

https://www.youtube.com/watch?v=XDyBd-n01sk

Ndërkohë, sot në mbrëmje, në orën 20:30, aleatët do të takohen me Lulzim Bashën.

Gjithashtu, bëhet me dije se nesër, në orën 17.00, do të mblidhet Këshilli Politik. Takimi me aleatët e PD-së sot bëhet për të përcaktuar përfaqësuesit. Këshilli nesër autorizon platformën e punës së procesit të Reformës Zgjedhore. Opozita e Bashkuar përfaqësohet në Këshillin Politik me Oerd Bylykbashin, Petrit Vasilin, Mesila Dodën, Fatmir Mediun dhe Vangjel Dulen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos