Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në një intervistë për prestigjiozen “The Economist”, deklaroi se “kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë ishin pothuajse gjysma e vendeve”. Kur u pyet nëse mendon se këto vende po fshiheshin pas Francës, vendit që doli hapur kundër Shqipërisë, Macron u përgjigj: “Nuk mendoj, e di me siguri që fshihen pas Francës. Po t’i pyesni nesër nëse duan t’ia hapin derën Shqipërisë, gjysma do të thonë JO. Donin të hapnin negociatat me Maqedoninë e Veriut, por nëse nuk i thonim PO edhe Shqipërisë do të shkaktonim një traumë të madhe në rajon. Ka komunitete që flasin shqip kudo. Nëse do të poshtëronim Shqipërinë, do të destabilizonim rajonin për një kohë të gjatë”. (A2 Televizion)
Negociatat e anëtarësimit, Macron: Poshtërimi i Shqipërisë destabilizonte rajonin
