
Një aksident ka ndodhur në zonën industriale të qytetit të Pogradecit, ku si pasojë e një përplasjeje me një automjet, një çiklist ndodhet në spital i dëmtuar rëndë.
Sipas forcave të rendit, rreth orës 18:50 mjeti tip Benz i drejtuar nga një i ri me inicialet A.K. pas përplasjes me 32-vjeçarin A.V i cili po qarkullonte me biçikletë në lagjen nr.1, , nuk ndaloi dhe tentoi t’i ikte përgjegjësive.
Me autorin e ngjarjes po kryen ndërkohë veprimet e mëtejshme procedurale. (A2 Televizion)