Po shkonte në takimin e Ramës në Pogradec, aksidentohet këshilltarja e Manastirliut

Nga A2 CNN
22 Korrik 2022, 13:15 | Kronikë
Po shkonte në takimin e Ramës në Pogradec, aksidentohet

Një aksident ku janë përfshirë makina të zyrtarëve të qeverisë ka ndodhur rreth mesditës së sotme në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, pranë fshatit Memlisht. Dy automjetet janë përplasur dhe për pasojë është dëmtuar pasagjerja e njërit nga mjetet me detyrë këshilltare e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastriliu. Policia njofton se ajo po transportohet në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Mësohet se e këshilltarja e Manastirliut, po shkonte në mbledhjen që kryeministri Rama po zhvillon me kryebashkiakët e Pogradecit

Njoftimi i Policisë

Më datë 22.07.2022, rreth orës 11:30, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, pranë fshatit Memlisht, Pogradec, janë përfshirë në një aksident rrugor, mjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin G. B., 25 vjeç, me mjetin tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin F. B., 40 vjeç. Për pasojë është dëmtuar pasagjerja në mjetin tip "Volkswagen", shtetasja E. K., e cila do të transportohet në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Me dy drejtuesit e mjeteve po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos