Operacioni “Asgjë nuk harrohet”, vrasja e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut kalon për gjykim

Nga A2 CNN
22 Korrik 2022, 12:29 | Kronikë
Operacioni “Asgjë nuk harrohet”, vrasja e Vajdin Lamajt dhe

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kaloi për gjykim dosjen për vrasjen e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, ngjarje të ndodhura 17 vite më parë.

Të pandehur për dy vrasjet e bujshme të vitit 2005 janë marrë Lulzim Berisha, Indrit Rusi, Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi dhe Indrit Tallau. Çështja tashmë ka kaluar për gjykim, ndërsa të pandehurit do të përballen me akuzat e vrasjes me paramendim kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Në 8 dhjetor të 2020, SPAK njoftoi zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të 2 ngjarjeve kriminale në operacionin e koduar “Asgjë nuk harrohet”. Zbulimi i personave të përfshirë në këto dy ngjarje do të bëhej përmes një prej të akuzuarve, Luftar Reçit, i cili zbuloi emrat e personave që organizuan dhe ekzekutuan atentatet. Me statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Reçi, si i përfshirë në të dy ngjarjet, zbardhi dinamikën e vrasjeve që tronditën vendin në vitin 2005, si dhe përfshirjen në të të ish-kreut të Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, dhe ish-kunatit të tij Plarent Dervishaj, të cilët janë shpallur në kërkim. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/15/vrasja-e-vajdin-lamajt-dhe-klodian-saliut-spak-dergon-per-gjykim-grupin-e-emiljano-shullazit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos