Matrix nuk do të jetë më trilogji. Keanu Reeves bëhet gati të rikthehet në një prej roleve më të famshëm, pasi mediat amerikane raportojnë se kanë nisur xhirimet për Matrix 4.
Xhirimet kanë nisur në San Francisko, ku 55-vjeçari është parë bashkë me aktoren Carrie-Anne Moss, që luan personazhin Trinity. Filmi është caktuar të dalë në kinema në 21 maj 2021, me regji të Lana Wachowski-t.
Ajo që deri tani është quajtur trilogjia Matrix debutoi në vitin 1999 me një sukses të jashtëzakonshëm. Në vitin 2003 u shfaqën edhe dy seritë pasuese, Matrix Reloaded dhe Matrix Revolutions.
Në filmin e katërt, në kastin e aktorëve do të jenë edhe Jada Pinkett Smith, Yahya Abdul-Mateen II, Neil Patrick Harris, Priyanka Chopra, Jonathan Groff dhe Andrew Caldwell. (A2 Televizion)