“Nëse aktakuza konfirmohet, jap dorëheqjen”, Krasniqi: Thaçi ndryshoi qëndrim, reagimi i vonuar

Nga A2 CNN
29 Qershor 2020, 20:59 | Kosova
“Nëse aktakuza konfirmohet, jap dorëheqjen”, Krasniqi:

Analisti Afrim Krasniqi komentoi në A2 deklaratën e Thaçit në lidhje me aktakuzën për krime lufte të publikuar nga Gjykata Speciale.

Presidenti i Kosovës, ndër të tjera, u shpreh se do të japë dorëheqjen nëse aktakuza do të konfirmohet, ndërsa për Krasniqin reagimi i Thaçit ishte i vonuar.

“Ky ishte një mesazh jo i zakonshëm, por realisht është i vonuar. Në reagimin e parë, në një media në Kosovë, gjuha ka qenë refuzuese për një dorëheqje. Sot ishte një sjellje presidenciale, ishte një ligjërim që donte të zbuste konfliktin politik në Kosovë dhe të jepte mesazhin e bashkimit, i cili është pak i komplikuar në këto lloj rrethanash sepse është mesazh bashkimi që i adresohet faktorit politik shqiptar ndaj dialogut politik dhe stabilitetit të Kosovës, por edhe mesazh për të përkrahur vetë atë dhe Veselin dhe figura të tjera të përmendura dhe mund të përmenden. Kosova po përballet me një dilemë të madhe dhe me siguri që liderët politikë të Kosovës duken qartë që nuk kanë qenë të përgatitur. Për këtë arsye, edhe reagimi institucional i Kosovës është shumë i vonuar, i dobët dhe deri tani, pa një strategji dalëse. Të gjithë janë duke pritur reagimin e kancelarive kryesore perëndimore. Deri tani nuk kemi pasur një reagim të tillë”, tha Krasniqi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/06/29/thaci-kurre-nuk-kam-kryer-krime-lufte-nese-aktakuza-konfirmohet-jap-doreheqjen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos