
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu zhvilloi një vizitë sekrete në Arabinë Saudite, të dielën, për të takuar Princin e Kurorës Mohammed bin Salman dhe Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo, raportojnë mediat izraelite.
Të dhënat për fluturimin sekret thonë se një avion biznesi i përdorur më parë nga Netanyahu udhëtoi në qytetin Neom, ku Princi dhe Pompeo zhvilluan bisedime, por nuk pati asnjë konfirmim zyrtar.
Do të ishte takimi i parë i njohur midis udhëheqësve të armiqve historikë, për të cilët SHBA-ja dëshiron të normalizojnë marrëdhëniet.
Presidenti Donald Trump kohët e fundit ka ndërmjetësuar marrëveshje për krijimin e marrëdhënieve diplomatike midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahreinit dhe Sudanit.
Arabia Saudite i mirëpriti me kujdes lëvizjet, por ka treguar se nuk do të ndiqte shembullin derisa të kishte një marrëveshje paqeje midis Izraelit dhe Palestinës. (A2 Televizion)