
Manchester United është sërish në krye të kampionatit anglez. “Djajtë e Kuq” nuk po falin në këtë pikë të kampionatit, ku rivaliteti mes skuadrave të kreut është tejet i fortë.
United mundi 2-1 Fulham në transfertë, një sukses mjaft i vështirë që u arrit falë golit të Edison Cavanit në pjesën e parë dhe magjisë për të dytin takim me radhë të Paul Pogba.
Me 40 pikë, Manchester United mban vendin e parë. City fitoi gjithashtu 2-0 përballë Aston Villa dhe renditet në vendin e tretë, por skuadra e Pep Guardiolës ka mundësinë e kryesimit nëse ia del të fitojë edhe ndeshjen e prapambetur. (A2 Televizion)