Neza: Gabimi që bëri Balla me kolegët e tij deputetë kur u emërua ministër i Brendshëm

Nga A2 CNN
18 Korrik 2023, 21:14 | Politikë
Neza: Gabimi që bëri Balla me kolegët e tij deputetë kur u

5 ditë pasi u emërua si Ministër i Brendshëm, Taulant Balla u dërgoi mesazh kolegëve të tij deputetë se “nuk duhet të ndërhyjnë në punën e policisë”, mirëpo për analistin Sami Neza, ky ishte një gabim nga ana e tij.

I ftuar në emisionin “Debat” nga Alba Alishani, Neza e ka cilësuar ligjërim të gabuar nga ana e Ballës në postin e ministrit të Brendshëm e për këtë dha argumentet e tij.

 “Ligjërim i gabuar, duke menduar se do përcillte mesazh që do të ndante influencat e deputetëve të policia, e ka bërë të kundërtën, influence e deputetëve të policia kanë një garant që është ministri i brendshëm. Balla ka bërë një punë të suksesshme për partinë, përmes negociatave, premtimeve me deputetë, ia ka dalë që të kalojë ligje që në një situatë tjetër nuk do ishte menduar që do të diskutoheshin, ia ka dalë edhe të ndryshojë Kushtetutën në favour të PS, dhe zëvendësimi i komunikimi nga deputetë-deputetë në ministër i brendshëm-deputet nuk është zgjidhje dhe nuk është as skenari se influencat e deputetëve do të heshtin”, tha analisti në A2 CNN.

Në këto kushte, largimi i Bledi Çuçit për shkak të dhunës së Borizanë të ushtruar nga fisi Rraja dhe emërimin e një njeriu që është konsideruar i afërt me to, për Nezën është absurditet.

“Është një lloj absurdi që pse një ministër që largohet për problemin me Rrajat, ndërkohë është zëvendësuar nga një ministër që është përfolur për ndërhyrje në favor të Rrajave në procese zgjedhore”, përfundoi Neza. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos