
I ftuar në emisionin “Debat” nga Alba Alishani në “A2CNN”, analisti Sami Neza foli në lidhje me përplasjet brenda palëve në Partinë Demokratike, teksa u përqendrua kryesisht tek nisma e Ervin Salianjit për të mbledhur firmat e nevojshme për shkarkimin e kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demorkatike, Enkelejd Alibeaj, për t’i zënë vendin ai.
Sipas Nezës, nisma e Salianjit ishte një nismë për kohezion brenda grupit të PD, si një mënyrë për t’i afruar palët brenda PD, për t’u shfaqur si një opozitë unike në Parlament dhe jo e përçarë.
Megjithatë, Neza tha se me kalimin e javëve anëtarët e pjesëve të ndara të PD do të bëhen bashkë, kjo për faktin se drejt zgjedhjeve nuk mund të shkosh i ndarë, por duhet të kenë një qëndrim të përbashkët politik.
“Nisma e z. Salianji ishte një nismë për kohezion brenda Grupit Parlamentar të PD, në mënyrë që ti afronte të dyja palët, që të krijohej mundësia që opozita të shfaqej si një opozitë unike në Parlament, dhe jo sikurse është tani që është e përçarë. Ajo që bëri Salianji duket se ka qenë koha e pamaftueshme që të bëhej kohezioni i duhur. Ky proces i kohezionit të grupit parlamentar do të vijojë edhe në javët në vazhdim. Me kalimin e javëve jam i sigurt anëtarët e pjesëve të grupit parlamentar të PD do të konvergojnë me njëri – tjetrin, sepse po shkojnë drejt zgjedhjeve dhe duhet të kenë një qëndrim të përbashkët politik.” (A2 Televizion)
Analisti Sami Neza