Rama nuk heq dorë nga amnistia, Balla: I duhet vendit, dialog me opozitën për votat

Nga A2 CNN
16 Janar 2023, 16:52 | Politikë
Rama nuk heq dorë nga amnistia, Balla: I duhet vendit, dialog me

Pasi përfundoi analizën e punës së qeverisë, kryeministri Edi Rama mblodhi grupin e deputetëve socialistë në Kryesinë e Kuvendit, pak orë para sesionit të ri parlamentar.

Përveç përmirësimit të punës së deputetëve në komisione dhe terren, Rama ua bëri të qartë të tijëve që qeveria nuk heq dorë nga amnistia fiskale.

Drafti pritet të depozitohet në Parlament me ndryshime, por për ta miratuar mazhorancës i duhen edhe votat e opozitës, deputetët e së cilës sipas kreut të grupit socialist Taulant Balla deri në fund mund të binden.

Në të njëjtën formë politike, me tryezë dialogu, duhet të zgjidhet edhe Avokati i ri Popullit, pasi asnjëra palë nuk i ka votat e vetme.

Mosdakordësia e palëve çoi në dështimin e zgjedhjes së Ledio Brahos në këtë post. Në ndryshim nga sjellja me ish Presidentin Ilir Meta, mazhoranca do të marrë në shqyrtim duke reflektuar mbi dekretin e Kreut të Shtetit Bajram Begaj për ligjin për dekoratat.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos