Neza: Veprimet e Kim për opozitën, kanë forcuar pushtetin e Ramës

Nga A2 CNN
21 Qershor 2023, 21:01 | Politikë
Neza: Veprimet e Kim për opozitën, kanë forcuar pushtetin e

Analisti Sami Neza ka bërë një bilanc të punës së ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim në përfundim të mandatit të saj. Për Nezë, Kim ka bërë një punë të mirë, por është i mendimit që marrëdhëniet e Shqipërisë më SHBA-në nuk janë në një nivel më të lartë.

Nga ana tjetër, ai thotë se veprimet e Kim në raport me opozitën nuk e kanë forcuar atë, por kanë ndikuar në forcimin e pushtetit të kryeministrit Edi Rama. Neza shton se është i bindur që qëllimi i saj nuk ka qenë ky, por tashmë ky është një fakt.

“Është një ndër zërat e lartë, pritshmëria ndaj saj është e madhe dhe perceptimeve që krijon ambasada amerikane dhe i reflekton ato dhe ndikojnë politikën në vend, ka relativizëm si e vlerësojmë ne ambasadoren dhe punën e ambasadës, disa nga ambasadorë kanë kaluar në pension pas mbarimit të mandatit, ndërsa Kim është ndër ambasadorët që kanë marrë postin më të lartë. Nga ana tjetër, sa i përket perceptimit të brendshëm, ajo ka punuar mirë sa nuk mund të themi që lidhja e shqiptarëve me Amerikën, as nuk është më mirë se në 2020 dhe as më keq. Ajo nuk e ka prishur këtë realitet, kemi një situatë të korrupsionit më të madhe se në 2017, nuk po shënon hapa përparimi, kemi një situatë të lidhjes së qeverisë me krimin e organizuar më shumë se në 2017, liria e medias nuk është më mirë. Kim dhe roli i ambasadës është i rëndësishëm, dhe ne kemi fuqizim të autokracisë në politik përgjatë këtyre viteve, në një pjesë të veprimeve dhe të aktiviteti publik në raport me opozitën, kanë forcuar pushtetin e Ramës, mund të ketë qenë qëllimi për të forcuar opozitën, por ne nuk kemi një opozitë më të fortë, por një pushtet autokratik”, tha Neza. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos