Viti i Ri 2022, pritet me spektakël fishekzjarrësh dhe koncert në shesh

Nga A2 CNN
1 Janar 2022, 09:50 | Aktualitet
Viti i Ri 2022, pritet me spektakël fishekzjarrësh dhe koncert në

Një vit i rrethuar nga pandemia, por që sërish nuk ndali festën e qytetarëve, të cilët u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, ku pritën vitin e ri 2022.

Spektakli i fishekzjarrëve u shoqërua me urimet për një vit më të mirë, ndërsa bashkia e Tiranës organizoi një koncert festiv.

Por Shqipëria u bë dhe destinacion i turistëve të huaj, të cilët festuan ndërrimin e viteve në vendin tonë.

Policia e Shtetit u kujdes që masat e marra të përfshinin sigurinë e qytetarëve ndërsa festimet, ashtu si dikur vazhduan deri në orët e para të mëngjesit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos