All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Gledis Nano në terren në momentin e ndërrimit të viteve: Ditët e ardhshme rikthehen masat antiCovid

Nga A2 CNN
1 Janar 2022, 08:33 | Aktualitet
Gledis Nano në terren në momentin e ndërrimit të viteve:
All - Paragraf - 1

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano inspektoi shërbimet e Policisë në terren duke i uruar për Vitin e Ri dhe falënderuar për angazhimin e punën e bërë prej tyre gjatë ditëve festive.

Ndonëse, mesnata e ndërrimit të viteve nuk kishte orë policore që nënkuptonte mbylljen e lokaleve apo njerëzve në shtëpi në orën 23:00, Nano paralajmëroi qytetarët që të kenë kujdes pasi në ditët në vijim situate do të kthehet në normalitet.

All - Paragraf - 3

“Në ditët në vijim situata do të kthehet në situatën normale dhe shërbimet e Policisë do të vazhdojnë shërbimet e tyre si i kanë kryer dhe më përpara, kështu që nuk presim ndonjë ndryshim të madh, të gjithë qytetarët e dinë sesi duhet të sillen në raport me masat anticovid dhe me shërbimet që kryen Policia, ashtu dhe me orarin e përcaktuar dhe për këtë do të ketë dhe njoftime nga ana jonë”, tha Nano.

Më pas Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano së bashku me Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Lorenc Panganika vizituar Sallën e Drejtimit dhe Komandimit në DVP Tiranë, ku uroi punonjësit e Policisë që ishin në detyrë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos