1567 – Mary Mbretëresha e Skocisë u largua nga froni dhe u zëvendësua nga djali i saj 1-vjeçar James VI. 1802 – Lindi Alexandre Dumas, shkrimtar francez. Autor i disa kryeveprave të letërsisë si "Konti i Monte Kristos" dhe "Tre Musketjerët". 1910 – Trupat osmane marrin qytetin e Shkodrës, duke shtypur kryengritjen shqiptare të vitit 1910. Kryengritja e vitit 1910 ishte e para e një serie kryengritjesh të mëdha. 1911 – Hiram Bingham III ri zbulon qytetin e humbur Machu Picchu. 1923 – Traktati i Lozanës, që përcakton kufijtë e Turqisë moderne, u nënshkrua në Zvicër nga Greqia, Bullgaria dhe vende të tjera që luftuan në Luftën e Parë Botërore 1924 – U themelua Federata Botërore e Shahut në Paris. 1943 – Lufta e dytë Botërore, në Gjermani fillon Operacioni Gomora. Aeroplanët britanikë dhe kanadezë bombardojnë Hamburgun natën dhe aeroplanët amerikanë hedhin bomba ditën. Deri në fund të operacionit në nëntor, u hodhën 9 000 ton eksploziv, u vranë më shumë se 30 000 njerëz dhe u shkatërruan 280 000 ndërtesa. 1956 – Në Nju Jork, Copacabana Club, Dean Martin dhe Jerry Lewis aktrojnë komedinë e tyre të fundit së bashku, që filloi më 25 korrik të vitit 1946. 1969 – Apollo 11 zbret pa probleme në Oqeanin Paqësor. 1969 – Lindi në Nju Jork, Jennifer Lopez. Ajo është një aktore, këngëtare, producente, kërcimtare dhe stiliste mode amerikane. Ajo është një nga njerëzit më të pasur në Hollywood, që vjen nga Amerika Latine sipas Forbes dhe sipas revistës People "100 njerëzit me influencë". 2002 - Alfred Moisiu zgjidhet president i Shqipërisë. 2005 – Çiklisti Lance Armstrong fiton për herë të shtatë radhazi Tour de France.
Kalendari historik, 24 korrik 2019. (A2 Televizion)