1919 – Dita 8-orëshe e punës dhe e diela pushim bëhet ligj për punëtorët në Holandë. Lëvizja për 8 orë punë në ditë është pjesë e historisë së hershme për festimin e Ditës së Punës dhe Ditës së 1 Majit mes shumë popujve dhe kulturave. 1930 – Në Kajro, Egjipt, vdiq Andon Zako Çajupi, atdhetar, rilindës, poet romantik. 1934 – Lindi ne Itali Giorgio Armani, nje nga stilistët më të njohur në botë. Pasuria e tij në vitin 2015, u vlerësua nga “Forbes” me 7,6 miliardë dollarë dhe e rendiste atë në vendin e pestë të njerëzve më të pasur në Itali. 1951 – Lindi në Tiranë Aleksandër Peçi, një nga kompozitorët më në zë të muzikës modernë shqiptare. 1962 –Në një konferencë shtypi, NASA shpall misionin për vajtje ardhje në Hënë. Dhe projekti Apollo ia arriti me sukses qëllimit, pavarësisht nga fillimi i keq më 1967, kur gjatë një provë nisjeje paraprake, zjarri shpërtheu në kabinën e anijes Apollo 1, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë ekuipazhit. 1995 – Ndodhi masakra e Srebrenicës, ku u vranë e më shumë se 8 mijë boshnjakëve, kryesisht burra dhe djem, gjatë luftës në Bosnjë. Vrasjet u kryen nga njësitë e Ushtrisë së Republikës serbe të Bosnjës, nën komandën e gjeneralit Ratko Mlladiç, me ndihmë vullnetarësh nga Serbia e Rusia. 11 korrik sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara shënon Ditën Botërore të Popullsisë. Sipas kësaj organizate, në çdo sekondë që kalon bota rritet me 2,6 njerëz, çka do të thotë se në një ditë popullsia shtohet me 225 000 njerëz në ditë ose afro 83 milionë në vit.
(A2 Televizion)