“Komisionerja ndërhyri në fushatë”, Basha reagon ndaj Ramës: I habitshëm nervozizmi

Nga A2 CNN
23 Mars 2021, 14:24 | Politikë
“Komisionerja ndërhyri në fushatë”, Basha reagon ndaj

Pas videokonferencave të realizuara ditët e fundit nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me komisionerë të BE, Rama reagoi, duke kërkuar edhe një përgjigje nga Brukseli, ndërsa për këtë çështje ka ardhur edhe një postim në rrjetet sociale nga kreu i PD.

Lulzim Basha e quan të çuditshëm nervozizmin e Ramës, ndërsa thekson se ai do të bëjë gjithçka për të ecur përpara drejt integrimit të vendit.

“Mirënjohje BE, KE për ndihmë e pakursyer që i kanë dhënë dhe do t’i japin vendit tonë.

Për 8 vjet, jo vetëm që Rama nuk bëri asgjë për ta afruar integrimin, por ai bëri hapa prapa. Unë jam i vendosur të bëj gjithçka për të ecur përpara me integrimin europian, për të sjellë ndryshimin e vërtetë, arsim cilësor dhe punësim dinjitoz për shqiptarët këtu në Shqipëri.

I habitshëm nervozizmi i Ramës. Unë, PD dhe shqiptarët e kemi përcaktuar rrugën tonë që në dhjetorin ‘90: ajo është rruga që të çon në Europë.

Sot, të gjithë e kuptojnë se pa u afruar me BE-në, Shqipëria nuk do të mund të bëjë përpara”, shkruan Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos