KAS rrëzon Celibashin, opozita do të ketë në zgjedhje 222 kandidatë për deputetë

Nga A2 CNN
23 Mars 2021, 13:28 | Politikë
KAS rrëzon Celibashin, opozita do të ketë në zgjedhje 222

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve rrëzon vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve që shkurtoi listat e kandidatëve për deputet të koalicionit opozitar të Partisë Demokratike.

Sipas vendimit të KAS, Partia Demokratike do të ketë në garë 222 kandidatë për deputetë dhe jo 153 që i kishte miratuar Ilirjan Celibashi.

Vendimi i KAS është marrë me shumicë votash dhe jo në mënyrë unanime.

Ky vendimi KAS tashmë i hap rrugë KQZ-së që të miratojë kompozimin e fletës së votimit ku shtimi i kandidatëve të një subjekti, ul shanset për të listuar kandidatët me emra e jo me numra. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/03/17/vendimi-i-kqz-per-te-shkurtuar-listen-e-pd-kaso-do-e-ankimojme-celibashi-tejkaloi-kompetencat/

A2 CNN Livestream

Latest Videos