
Drejtuesi politik i qarkut të Lezhës për Partinë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit, Mark Marku ka lënë mandatin e deputetit.
Burime për A2 konfirmojnë se Marku i ka dorëzuar kërkesën kreut demokrat Lulzim Basha dhe nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD.
“PD po shndërrohet në një parti që mbron interesat personale të dy liderëve të vet, Berishës dhe Bashës, të një grupi të ngushtë drejtuesish të PD-së dhe ndoshta edhe të disa prej deputetëve të saj duke i tradhtuar interesat e atyre që e kanë mbështetur me aq mund, përkushtim e sakrifica”, mësohet të ketë thënë Marku. (A2 Televizion)