Miliarderja Paris Hilton do e kurorëzojë dashurinë në një ceremoni luksoze që do të zgjasë plot 3 ditë, dhe do të veshë 10 veshje të ndryshme.
Hilton u shpreh se planifikimi i dasmës është një proces i lodhshëm ndërsa përzgjedhja e fustaneve është e vetmja gjë që ajo ka bërë.
Dasma e trashëgimtasres Hilton do të filmohet për një dokumentar të ardhshëm me seri. Shfaqja e cila ndjek romancën e saj të dashurisë me të fejuarin Carter Reum, shënon kthimin e veteranes së “reality” në rrënjët e saj, pas shumë vitesh larg ekranit të vogël.
"Doja që fansat e mi të shihnin se gjeta princin tim simpatik, të shihnin fundin tim të lumtur të përrallës!".
Paris konfirmoi për herë të parë lidhjen e saj me Reum në prill të vitit 2020. (A2 Televizion)