Nga Hollywood, në një qytezë me 16 banorë

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2020, 15:02 | Showbiz

Ai është një prej emrave të rinj më në zë në Hollywood, që po merr gjithmonë e më shumë famë, me numrin e mbështetësve që rritet kudo ku shkon. Por, Zac Efron ka vendosur të “internohet” në një skenë krejt të ndryshme për xhirimet e filmit të ri.

Aktori do të luajë rolin e protagonistit në filmin “Gold” dhe skenat kryesore po xhirohen në një qytezë të largët në Adelaide të Australisë, ku jetojnë vetëm 16 banorë, të quajtur Paraçilna. E gjithë zona në fakt është e rrethuar me vendbanime tashmë të braktisura, dikur të populluar me minatorë që punonin në minierat aty pranë.

Por, nëse në Paraçilna, ku e gjithë qyteza përshkohet në 2 minuta, ka banorë, skena edhe më surreale janë xhiruar në një tjetër qytezë aty pranë, Nilpena, tërësisht e braktisur.

Filmi “Gold” flet për një aventurier, mashtrues, i cili gjen një sasi të madhe floriri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos