
1498 – Kristofor Kolombi bëhet i pari europian, që viziton atë që është tani Venezuela. I mahnitur nga bukuritë e bregdetit dhe pasuritë me burime ujërash të ëmbël, që dredhuan rrugën e tij drejt lindjes, Kolombi i shkroi Mbretëreshës Izabela, se kishte zbuluar parajsën në Tokë. 
1291 – U formua Konfederata Zvicerane. 
1461 – Edward IV kurorëzohet si mbret i Anglisë. 
1872 – Lindi Jani Minga, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë. 
1831 – Hapet ura London Bridge. 
527 – Justiniani bëhet sundimtar i vetëm i Perandorisë Bizantine. Është cilësuar romaku i fundit, pasi ishte perandori i fundit romak, që përdori latinishten, por edhe sepse besonte për të ribashkuar perandorinë e ndarë romake. 
30 p.e.s – Oktaviani hyri në Aleksandri, duke e vënë Egjiptin nën kontrollin e Republikës Romake. 
1876 – Kolorado bëhet shteti i 38-të i SHBA. 
1902 – Shtetet e Bashkuara blejnë nga Franca të drejtën e Kanalit në Panama. 
1914 – Perandoria Gjermane i shpall luftë Perandorisë Ruse në fillimin e Luftës së Parë Botërore. 
1937 – Në Shkodër ndahet nga jeta Ndre Mjeda, atdhetar, klerik, poet. 
1941 – Prodhohet vetura e parë Jeep. 
1942 – Lindi Giancarlo Giannini, një nga mjeshtrit e skenës italiane. 
1943 – Nga 1-3 gusht u mbajt Konferenca e Mukjes. 
1944 – Anne Frank shkruan fjalinë e fundit në ditarin e saj. 
1960 – Islamabadi shpallet kryeqyteti federal i Qeverisë së Pakistanit. 
1967 – Izraeli anekson Jerusalemin Lindor. 
1975 – Nënshkruhet marrëveshja e Helsinkit që çoi në krijimin e Konferencës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, sot OSBE. 
1981 – MTV fillon transmetimet e saj të para në SHBA. 
1994 – Michael Jackson dhe Lisa Marie Presley deklarojnë publikisht martesën e tyre. 
2005 – U nda nga jeta Fahd, Mbreti i Arabisë Saudite
(A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )
