
A2 CNN ka siguruar një pjesë të dosjes hetimore ku përfshihen përgjime mbi arrestimin e 7 personave, mes tyre dhe zyrtarë të Drejtorisë së Transportit rrugor të cilët akuzohen për falsifikim të dokumenteve për veshjen e makinave me xhama të zinj, si edhe një mjek dhe një agjente sigurimesh.
Denoncimin në polici e ka bërë një person, i cili në dosje nuk identifikohet. Ai ka shkuar në Drejtorinë e Transportit Rrugor për të bërë rinovimin e dokumentacioneve të makinës.
Sipas dosjes hetimore, pa shkuar në drejtorinë e Transportit, në anë të rrugës janë disa kompani sigurimesh, punonjësit e të cilave kapin persona dhe i pyesin se për çfarë shërbimesh interesohen.
Por aty, agjentja e sigurimeve me emrin Yllka e ka pyetur denoncuesin dhe i ka ofruar që të veshë automjetin e tij me xhama të zinj, dhe se ajo mund t’i siguronte dokumentacionet e rregullta, kundrejt pagesës.
Pjesë nga përgjimet:
Ne date 16.11.2021 ka shkuar tek Drejtoria Rajonale e Sherbimit te Transportit Rrugor per tu interesuar sa kushton rinovimi i dokumentacionit te mjetit te tij me targe AA535XA pasi ai mund te shkoje jashte shtetit muajin tjeter dhe makinen do ta perdornin familjaret e tij. Pak metra pa shkuar tek Drejtoria e Sherbimit te Transportit Rrugor Tirane jane zyrat e disa kompanive te sigurimeve dhe agjentet qe punojne ne keto zyra te kapin vete dhe te pyesin se per cfare sherbimesh je i interesuar. Sapo eshte afruar aty e ka pyetuar nje grua rreth te 55 vjec se per cfare interesoheja dhe pasi i ka treguar dokumentat e mjetit i thote sa kushtonte siguracioni mjetit dhe sa rinovimi i te gjithe dokumentave. Kjo shtetase i eshte prezantuar kallezuesit me emrin Yllka, ishte me detyre agjente sigurimesh prane kompanise INSIG dhe ne zyre punonte bashke me nje vajze me te vogel se ajo ne moshe. Kur ka pare makinen qe kishte te parkuar jashte ajo i thote “se perse nuk e vishte me xhama te zinj”. Kallezuesi i thote se do kishte deshire por ka hallin mos i nxjerr probleme policia pasi keto makina i ndalojne shpesh here neper postoblloqe. Gjate bisedes se bere Yllka i thote mos u merakos per kete fakt sepse fale njohjeve qe kishte me punonjes te Drejtorise Rajonale te Sherbimit te Transportit Rrugor Tirane e bente cdo gje te rregullt me letra duke i dhene atyre shume parash ne forme rryshfeti. Kur kallezuesi e pyeta se si duhet te vepronte ajo i thote shko tek nje miku im ne Sukth qe ka nje servis per veshje xhamash dhe i con direkt numrin e tij te celularit 0684029208. Mbasi kallezuesi te vishte xhamat e makines te erret 100% te perparmet dhe te pasmet do shkonte ta takonte ate (Yllken) e cila do ta pajiste me nje autorizim ne vleren 5000 leke te reja e me pas do kalonte makine ne kontroll fizik. Me pas duhej paguar mandati 20000 leke te reja (taksa shteterore pese vjecare) dhe tek punonjesit e Drejtorise Rajonale te Sherbimit te Transportit Rrugor Tirane nepermjet Yllkes do cohej shuma 4000 leke te reja ne forme rryshfeti ne menyre qe xhamat te ishin me te erresuar se sa e lejon ligji. Gjate bisedes se bere kallezuesi ka mesuar se agjentja e sigurimeve shtetesia me emrin Yllka merrte persiper dhe kalimin e mjeteve ne kualidim ne Fushe Preze sepse aty kishte njohje me punonjes te ndryshem pasi kishte punuar me pare aty. Nga biseda e bere me Yllken kallezuesi ka kuptuar se ajo bashkepunonte me nje punonjes me emrin Erjon sepse dhe tek servisi qe do te bente xhamat e zinj kallezuesi do te prezantohej si miku i Erjonit. Nga sa ka pare ne pak minuta qe ka ndejtur aty kallezuesi ka vene re se gati te gjithe agjentet e sigurimeve qe ishin me zyra aty ishin te perfshire ne veprimtari korruptive me punonjesit e brendshem te Sherbimit te Transportit Rrugor Tirane. Kur ka folur ne telefon me pronarin e servisit qe ka numrin 0684029208 ai i ka thene qe ta merrte serisht ne darke dhe ti linte orar per neser. Kallezuesi thote se agjentja e sigurimeve me emrin Yllka ka ne perdorim numrin 0692699479. Kallezuesi eshte i gatshem te bashkepunoje me policine per goditjen e ketyre fenomeneve korruptive qe jane bere shqetesuese per shoqerine.
Nga ana jone ne date 16.11.2021 u be kqyrje e dokumentave qe na vuri ne dispozicion Bashkepunetori Kallezuesi eshte i gatshem te bashkepunoje me policine per goditjen e ketij fenomeni korruptiv fakt i cili eshte pasqyruar ne procesverbalet e “marreveshjes per pergjim” dhe “simulimin e aktit koruptiv” te dates 16.11.2021.
Nga verifikimet e bera ne sistemin Deepse na rezulton se numri i celularit 0692699479 perdoret nga shtetesia Yllka Pronja (Graceni).
Nga ana e policise gjyqsore ne prezence te ekspertit kriminalist eshte bere kqyrje e jashtme e mjetit me targe AA535XA ne pronesi te Bashkepunetori .
Per nje hetim te plote dhe te gjithanshem, prokurori i çeshtjes ka dhene autorizim per kryerjen e vezhgimeve dhe filmimeve ndaj shtetases Yllka Pronja (Graceni) me detyrë agjente sigurimesh në kompaninë INSIG, si dhe personave te tjere dyshuar si autore te veprës penale autorizimi I v;eftesuar nga Gjykata e Shkalles se Pare Tirane.
Ne deklarimin e shtetasit Bashkepunetori te dates 17.11.2021, sqaron se sipas porosise qe i dha agjentja e sigurimeve Yllka Pronja (Graceni) ka marre ne telefon numrin 0684029208 qe i perkiste pronarit te servisit qe do te bente erresimin e xhamave te mjetit te tij me targe “AA535XA”. Gjate bisedes se bere ai i thote hajde neser nga ora 11 paradite dhe lere makinen ne servis. Sot rreth ores 11.00 ka shkuar tek servisi ne fjale qe ndodhej ne Shijak te Durresit dhe ne hyrje te servisit ishte “Veshje xhamash” Froler dhe numri celularit te tij 0684029208. Pasi morri vesh se cili e kishte sjelle punonjesi servisit qe nuk ja ka mesuar dot emrin por qe mbante celularin me numrin 0684029208 me tha se veshja e xhamave 100% te erresuar kushtonte 15.000 leke te reja dhe se mjetin ai e mbaronte mbasdite. Gjate bisedes se bere i thote qe do vinte ta merrte mjetin neser ne mengjes.
Ne deklarimin e marre shtetasit Bashkepunetori ne date 18.11.2021 sqaron se sot ne mengjes ne oren 07.45 ka shkuar tek servisi “Veshje xhamash” Froler per te marre mjetit e tij me targe AA535XA. Gjate bisedes se bere punonjesin e servisit nje djale i ri bjond me gjatesi 173 cm me floke te prera shkuart i tha se e kishte bere gati makinen qe mbreme. Ne dokumentacionet qe kishte ai kishte pergatitur shkruhej sikur xhamat erresues anesor te shoferit dhe pasagjerit ishin 50%, dhe te mbrapmit 10% por qe ne realitet ato jane te veshur 100% erresues. Nga biseda e bere me punonjesin e servisit i thote se letrat i ka plotesuar sic e kerkon ligji dhe se si une do ta kaloja tek Drejtoria e Transportit rrugor ai nuk mbante pergjegjesi, po ashtu nuk mbante pergjegjesi dhe nese atij ja hiqte policia rruges. Punonjesi servisit ka folur ne telefon dhe me shtetasin me emrin Erjon qe ishte miku i Yllkes. Kur ai e ka pyetur se perse nuk e kishte erresuar xhamin e pare sic dhe kishim folur ai me tha se duhet te shtoja dhe 5000 leke te reja. Mbas nje ore ka shkuar serisht ne servis Froler ku ka paguar ne total 20.000 leke te reja dhe morra dokumentacionin e pergatitur prej tyre (praktiken e letrave origjinale (fature, certificate garancie, formulari DSM-01, license, certificate, flete R36947 dt 26.04.2021 dhe mjetin. Ne oren 11.00 ka shkuar tek zyra e shtetases Yllka Pronja (Graceni) me detyrë agjente sigurimesh në kompaninë e sigurimeve INSIG ku i tregon se kishte veshur xhamat kundrejt pageses 20.000 leke te reja dhe i tregon dokumentacionin qe i dha punonjesi i servisit. Pasi pa letrat Yllka i thote se perse i kishte marre dokumentat nga pronari servisit sepse keto i kishte pergatitur ajo me pare pasi me kishte marre dhe fotokpje te lejes se qarkullimit. Deklaruesi i thote qe per kete gje nuk kishin folur me pare dhe i ka marre pasi ja dha vete punonjesi servisit Froler. Me pas Yllka i thote shko tek parkingu ku ishte makina sepse do vinte ta takonte. Pas 10 minutash Yllka erdhi tek parkingu bashke me nje djale te moshes rreth 30 vjec qe nuk e njihte me pare. Pasi pa xhamat Yllka tha se bashke me kete djalin do shkojme te flasim me inxhinierin dhe do te kthehemi te te shpjegojme. Mbas disa minutash tek makina vjen djali qe ishte me Yllken me pare dhe i thote se ka dy dite qe eshte nderruar drejtori i institucionit DRRSHTRR Tirane dhe inxhinieri i kontrollit fizik i kishte thene qe ti jepnim dy dite kohe pasi ishte shtrenguar. Nga biseda e bere djali me tha se quhej Redi, me dha numrin e tij te celularit 0676959889 dhe i thote qe do te mbaronim pune por ka ardhur drejtori i ri dhe duan te heqin disa punonjes nga puna. Me pas ka ardhur Yllka qe i thote serisht te njejtat gjera si djali me emrin Redi, cdo gje ishte veshtiresuar nga nderrimi drejtorit sepse me pare ata i benin dhe pa i cuar fare mjetet ne kontroll fizik. I gjendur ne kete situate deklaruesi eshte larguar duke pritur qe ditet ne vazhdim te merrem ne telefon nga Yllka dhe Redi. Nga biseda e bere Yllken i thote se djali me emrin Redi eshte punonjes i transporteve.
Legjenda: A-Bashkepunetori B-Yllka Graceni C-Redi Allmeta D-Qamil
A–Ku je moj?.
B-Si je ti?.
A-S’kam kan mirë fare.
B-Bajamet!?.
A-Mora dhe gjobë sot,kshu për telefon.Ça ke bo, si do bëjmë?.
B-Ja more dorën ti , më duket.
A-Isha me makinë tjetër, jo me këtë.
B-Nuk ka rëndësi, të ishe me këtë do ta kishin blloku.
A-Po po, sot as letra asnji gjo.
B-Unë i bëra që në mëngjes,se thash si do vijë ky!.
A-Ça do bëjmë tani?.
B-Ja të çoj lekët e taksave, se i kam bo gati.
A-Po.Sa janë taksa dhe siguracion?.
B-Dhe siguracionin e kam bo gati.
A-Po për atë taksën e xhamave, kur do e presim?.
B-Të bëhet kolaudimi.
A-Po
B-Sepse janë më të sigurtë, këto kur u bëhet kolaudimi.
A-Po
B-Se këto kanë hallin e kolaudimit.
A–Tani, ai tash si e sheh makinën me xhama të zi, te kolaudimi e kalon, s’ka problem?.
B-Po po
A–Po pra, se pranaj po k’ha i lyp lekt!.A do vijn ky djali?.A kush do vij me mu?.Tani ky Redi do vije me mu?.
B-Po po
A-Se un nuk njof kand atje!.Pastaj do kthem ktu për xhamat, aaa!?.
B-Jo.Xhamat pastaj, ketu je mbyll moj nanë.
A-Po kur pra?.
B-A kupto?.Nesër, pastaj të thot ai hajde për xhamat.A kupto?.Me jep të fus një çik lekët e taksave.
A-Sa ishin këto?.
B-Treqind e pesëdhjetë taksat.
A-Treqind e pesëdhjete taksat?.
B-Po
A-Edhe siguracioni?.
A-Po kjo e xhamave, nuk bohet pa khan këtu makina?.
B-Eee ishte kollaj ashtu, po ku ka shance!.
A-Duhet me bo çmos me maru punë nesër, se mbasnesër do iki atje un , në Tropojë. Nuk shkoj me makinë të vogël un gjall.
B-Ja të shkoj të mar taksat.
B-Më jep.
A-Sa shkojn pra gjithsej, të tana?.
B-Ja
A-Mi mbledh.
B-Katër qind e njëzët, tre katër
A-Po jo moj!.Pësëqin e njëzet.
B-Pësëqin e njëzet.
A-Po çaç se i pata bo llogarit unë, së çaç më the ti. (Fillon të numëroj leket)pësëdhjetë, njëqind, njëqind e pesëdhjete, dyqind, dyqind e pesedhjetë, treqind,treqin e pesëdhjete, katërqind, katërqind e pesëdhjetë, pesëqind e njëzet(fillon të numëroj leket).
A-Po shko ora katër, pa ik atje!.
B-Pa merak ti, së ësht ora tre e dhjetë moj nëna!.
A-Aman thuj atij Redit, mos na mbaron sot oj bij!.
A-Mere një herë Redin moj!.
B-Vetëm mos u mërzit.
A-Po kam hall, të mbaroj krejt.E te hiku oj bij, të hiku mbasnesër.
B-Mbarova.
A-A i more taksat e mia?.
B-Ëëë
A-A i more taksat e mia?.
B-Po po
A-A ti jap ato lekt e kolaudimit, jepja këtij.
B-Po
A-Tash e pret vetë kuponin ai ee?.
B-Po, po.
A-Njëzet, dyzet,gjashtëdhjetë, tetëdhjetë , njëqind , njëqin e njëzet.A moj makinë moj makinë!.
B-Sivjet të ran një çik keq.
A-Tashti taksat i kemi për dy vjet?.Edhe kolaudimin, për dy vjet.
B-Tashti taksat vitin tjetër do ti presim.
A-Po veç taksën?
B-Kemi njëzet e njëshin, njëzet e dyshin.Njëzet e treshin do presim taksat dhe siguracion.
A-Aa!.
B-E kupton motrën.
A-Kur të vijë Redi fol me këta, të na e mbaroj kët punë, o sot o nesër mjes .
B-Po sot do mbaroj e kjo punë.
A-Jo kjo kolaudimi, se kolaudimi mbaroj, ajo xhamat
B-Jo xhamat jo mi zemër, jo sot!.
A-Te paktën nesër në mjes, e të hikun un.
B-Nesër tashti të flasim më ketë.
A-Me i mbaru në mjes unë, të iki në drekë të shpija, e të hikun un.
A- Hë o Red ça bone?
C-Ça bone?
A-I rregullova një të rregullume dritat unë.
C- Mu më ka ndodh një rast vdekje, ketu në Domje, nje komshi aty në lagje. A e ke problem të shkosh atje, se ai esht aty.Ta takosh ti atë ne Domje, e do vijë ai me ty.
B-Jepja dhe numrin e atij.
C-Po ja jap dhe numrin e atij, po se ke të vështirë me e gjet.Sa të futesh ne Domje
A-Jo më jep numrin ti.
B-Jepi numrin.
C-Unë numrin ta jap, po dhe ta shpjejoj që të shkosh deri diku ti, dhe ti thush jam filani.
A-Po me ketë ça do bëjmë o burre ?.Se pasnesër ikun për Tropojë.
C-Thjeshtë do e takosh.
A-Po ky është thjesht për kolaudimin.
C-Po.Pastaj ….për të nesërmen.A më kupto?.
A-Aman duhet me mbaru nesër se du me hik mbasnesër për Tropojë.
C-Po hë mo se shofim e bëjm, folim dhe një herë me këtë, e ti themi kshu kshu. Mbaje një herë numrin ta kesh .
A-Zero
C-068288
A-288
C-8885
A-Prap tre teta?
C-Po.A i ke fiks?.
A– Tre, e dy pese dhjetë.
C-A di me u fut për Domje ti?
A-Po ore.Domje në rrugë kryesore?
C-A hyre në dytësore këtu, rruga e parë djathtas.
A-A sonte apo nesër?
C-Tashti more.
A-A ti shkruj un, e ti them.
C-Kur të shkosh atje mo burrë, thuj jam në filan vend.
B-Ta presi në Rinas ky, mos të ngatërrohet në Domje.
A-Po në Rinas është blloku rruga.
C-Të vije ai djali më ketë….dhe atje s’do futet ky.Do zbresë dhe do e fusë ai makinën .
B-A do e fuse ai!?.
C-Thjeshtë sa të futesh në rrugë dytësore, sa futesh për në Domje, rruga e parë djathtas, do kalosh shinat.Në moment që do kalosh shinat, do futesh majtas, vetëm drejt fare do ecësh.
A-Në rrugë të Domes.
C-Do kalosh shinat, në moment që do kalosh shinat do marësh majtas.
A-Do ta lej rrugen që kalo në Fushe Prezë ëë ?.
C-Po jo mo se nuk ke punë atje, këtu do futesh te mbikalimi këtu.E kthehesh majtas pastaj.
A-Pa shku te mbikalimi?
C-Pa shku mo burrë je shumë larg atje, këtu mo këtu sa del në dytësore.
A-Si lexo tabela atje?.
C-Hyrja e parë djathtas.
A-E kalo Dakun ?.
C-As aurorën se kalo as dakun.Sa të kalosh kthesën do presësh, e do i thush në telefon.
B-Nxirri xhipiesin çunit.Nxirre telefonin.
C-Ose hape ta shoh një herë.Hape një herë te lokacioni ta tregoj kshu.
A-Të këtij çunit a?
C-Vendin ku do e takosh, këtë.Po mos u nis tani, nisu pak më mbrapa kur të të them unë.
A-Prit se duhet me shkrujt emrin, shoku i Redit.
C-Prit tani ketu je ti te targat, a e sheh?.
A-Po
C-Tashti dole në dytësore, futesh direkt këtu në Domje.
B-Shpirti tani ai është pa makinë.
C-Po këtu ka shpinë ai, thjesht del dhe hik me këtë pastaj.
B- A është pa makine ai?.
C-E ço ky pastaj.
A-A se po lidhena në telefon.Tani s’kam për t’dhan ma gja unë?.
B-Aa?.
A-Tani s’kam për të dhën ma gja unë?.
C-Jo jo.E rregullo ai vetë.
B-I ka dhanë Redi, s’ke punë ti.
C-E takoj unë më vonë.
A-Këtu janë taksat dhe siguracioni?.
B-Po
C-Leje qarkullimi.Po rri dhe një çik të mos shkosh tani.
A-Po te shkoj avash, avash.E të pres atë unë
C-Po ësht problem me nejt makina aty, se e ka krejt me xhama te zi.
B-Ulu te lokali.
A-Yllka, me të mira.Hëjde
A-Ej , o Red qafsh mu fol, e ta mbaroj nesër e unë të hikun pasnesër.
C-Ta maresh atë të kesh, se ajo ke shume avantzh me atë…makinen .
A-Po rregulloje ti si të dush o vella.Hajt Ciao
Veprimi i dytë
Shënim:A bën një bisedë telefonike me personin të cilin Redi i dha numrin për tu takuar.Mbas dhjetë minutash hypën përsoni në automjet.
A-Si je?
D-Ça bone?
A-A kena me u kthy knej a?.
D-Jo drejt, se jena fiks.Unë në katër e gjysëm i thash të jet aty.
A-Rrijm ku të dush.
D-Tani, ti xhamat e zi i ke pa leje ti?.
A-Tani Redi e di tash
D-Shenim: Bisedon me dike ne telefon, duke i thënë është me xhama të zi,t’ja ulim xhamatthu ti? Personi në telefon i kërkon targën dhe D ja jep Aa 535 XA.Duke i thënë që po vjen vetë personi D. Personi në linjë telefonike dëgjohet duke i thënë Jo jo, prit një sekond.
A-Ça ke bo ti?.
D-Po hiç. Ça ke bo ti?
A-Ça e ke Redin e ke shok?
D-Jena rrit me një vend.
A-Me ça merresh?
D-Un punoj me Italine.
A-A nuk punoka!?.
D-Jo mo burrë un punoj këtu për ndonje shok, të kisha qënë këtu ta kisha bo deri në mëngjes.
A-Aha
D-Po sa ka ik drejtori ka gjysëm ore, që ka ik.Tash duhet me u mor me këto kolopuçat e tjerë tashti.
A-Po ça me bo?.
D-Po mund e ke mbajt me xhamat e zinj, se jan në aksion këto dy jave këto .Eshtë shumë keq.
A-Po s’kam dal
D-Këto taksa e siguracion i ke pre ti?.
A-Aty mo jan, ç’ato të rejat.
D-Jo s’me hyn në punë, vetëm kjo me hyn në punë.
A-Unë mbarova me Redin ça pata.
D-S’ka gjë mo burrë.
A-As s’ke ku fol, asnjë gja se ke kry punë me mua.
D-Po s’ka gje, mos e vrit mendjen.Më tha më tha në telefon.Ooo drit e djegme ?Ça drite ketë djegme?.
A-Jo mo e hap një llampë, nje llampë mjergulle. Se ja bona do, se me ka një problem të paketa. Po se kam një elektroud këtu. Po Redi më tha s’ke punë.
D-Të jete dritë mjegulle nuk na prish punë.
A-S’ke punë me tha Redi, kurrgjë mos me pa se të mbaro punë me tha.
D-Të mbaro punë ai, po te ngelet me bo pagese tjetër, lerë ça te thotë Redi po hë!. Redi e quan kshu, po e humb dhe gjysëm ore kohë për nje llape.Apo jo?.Vetëm për llampat nuk bëhet shaka. Nejse, a e ka të mjergullës poshtë?.
A-Ansore
D-Këto ansoret a i ndes, te shkurtrat të gjatat!?.
A-Po po
D– Se i bie me bo pagesë tjeter prap, a e kupton?.
A-Fol me Redin një herë.
D-Po jo mo, nuk prish punë.Po për dritën a ngel neve makina, na ngel veç për nje llampë.A me kupton?.Dhe i bie me bo dhe një herë pagesë, dhe me mbaru punë.
A-O vëlla dil përpara ti,ene shifja dritat.
D-I ke ne rregull.Mos të ka djeg ndonje sinjal !.
A-Jep diçka me pakëten e dritave.
D-Nuk na prish punë drita ne, na prish punë llampa mos të punojë.A e kupto ….
A-Un bile i thash Redit, ka problem me paketën.
D-Nuk na prish punë.
D-Kshu makinën e paske full opsion, po këto xhamat e zi bëja, bëja se mbaro punë.
A-Po më ka thenë Redi, o burrë më ka thënë Redi ti bëj o vëlla.Se dyqind mije lek më kan bo me i vesh.
D-Bo bo bo sa shumë të paskan morë.
A-Po s’jan më qese.
D-Me ça janë more?.
A-Jan te pjekun me nxemje.
D-Do me thënë janë si origjinal?.
A-Po po.
D-E në ça vendi e bone?.
A-Në Shijak.
D-Do me thënë, pjesa mbrapa nuk ka nevojë për çertifikatë ti?.
A-Jo o vëlla, gjashtëdhjetë përqind i kisha unë, fabrikisht.
D-E sa i ke bo tani?.
A-Nënëtëdhjetë e pesë.Duket zi sterr.
D-Dëgjo pika e fizikut, pika më e dobët është të xhamat.Domethënë, nëse ti i bën xhamat e zi mbi të lejushmen, nuk ta japin çertifikatën. Domethënë pika më e dobët kjo është.
A-Ore mu më tha Redi boni, çishtu.Sa do?.
D-Po thotë Redi, se e ka kolaudimin në dorë, se te mos ketë kolaudimin ne dorë shife a e ben Redi a jo!.
A-Po pra po.Unë i kam thënë sa lek do.
D–Se ka kualidim në dore Redi, se thotë ja kam bo dhe kolaudimin çdo gjë është okej. Dhe thotë çao.
A-I kam thënë sa do?.Çi kaq, çe baba ja lekët.Edhe atje, sa të dush. Se taksën e di sa është, se taksa është dyqin e tre mijë.
D-Ku?.
A-Taksi i xhamave.
D-Dyqind e tridhjetë është, para mbrapa.Tridhjetë është mbrapa dyqind është para.
A-Po.Dhe sa të marri ai
D-Në moment që të bësh kolaudimin ti, nesër të mbaro punë Redi ty, në qoftë se është drejtori aty.
A-Aty është drejtori përditë.
D-Po jo mo, se lëviz.
D-E di si e kanë bërë për këto xhamat e zi, në qoftë së nuk ke çertifikatë, mos me marë shërbim fare.Të mer, të fut makinën në testin e parë, te testi i gazrave.Dhe të vjen ty e të thotë, e ke çertifikatën e xhamave të zi?.Se kam .Okej.Kaloje makinën mbrapsht, nuk e fut fare në shërbim.A më kupto?.
A-Po
D-Po për të të rregjistru të rregjistro ai.E ta kthe makinën mbrapsht, po për të ta rregjistru ta rregjistro ai.E ta kthe makinën mbrapsht,Ik e bëj xhamat e zi.Me thënëtë drejtën mu më kanë mbaru punë.Edhe pse i kan fut , po unë nuk merëm me këto langarqët inxhinjerat, po unë merem me drejtorin e madh.Se drejtori këtë javë është turni i parë, nuk është turni i dytë. Se nuk merem fare me këto unë.
A–Tashti a ke fol me nanja ti?.
D-Po ç’ke o burrë ti!.A e pe që e mora në syrin tat.
A-Po
D-A më tha ma jep nje çik targën.E pastaj tha o bo bo, sa pa për xhamat e zi, e me tha të mar unë ne telefon.Po s’ka nevoj sa të shkoj aty unë mar drejtorin në telefon, e vjen ai e mer lejen e qarkullimit, pa hy mrena e pa bo pagesë fare vjen e mer vetë ai.
A-Ishallah, kshu është sikur thu ti.
D-Po ça thu ti, po mbaroj pun pa e fik makinën fare aty o zemra. Po ça thu mo burrë!. E bëjmë këtë taten dhe ti ik, se un do pres dikë tjetër. A me kupto?.
A-Okej.
D-Po rripin se vendos fare?.
A-Kush po të sheh?.Në momentin që vjen polici.
D-Nxjerr nji dokument mo burrë, siç e kam nxjerre unë.
A-Ça dokumenti!?.
D-Dokument mos me vendos rripin.
A-Po ku e ke marë atë?.
D-Po e mer te doktorri mo burrë.Duhet të jetë një doktor i fuqishëm.
A-A e ke nanji doktor?.
D-E kam po!.
A-I jap lëkt mo vëlla.
D-Po njëqind mijë lek shko ajo mo burrë.
A-Po mirë, ma jep numrin e atij e i them, më ka çue.
D-Po jo mo, ta jap un ti veç emer e mbiemer do plotësosh, dhe do të plotësosh atë datën e leshimit.
A-E ma jep letrën ti?.
D-Po ta jap unë mo burrë.Ja ku e ke, plotësohet emer e mbiemer e datën.
A-Është e vulosur ajo ëë
D-Po po është e vulosur e me të gjitha.Nuk ka te drejtë polici me.Kjo bëhet për asmatik.
A-Shtatëdhjetë mije mora, se isha me golf jo me këtë. Shtatë mbëdhjetë mije mora një gjobë sot për telefon.
D– Shtatëdhjetë mije për telefon!?.Më ndalun dhe mu mbrëm për telefon, po u dhashë një dhjetë mije leksh.
A-Po s’mi mori fare mu se i dhash.
D-Po mu më njofin, se kam drejtorin e madh.Kam drejtorin e madh, te bllokimi i patentave, kam Selami Kapedanin, Jashar Domin që esht drejtor i gjithe këtyre të rrugore.
A- Jashar Domin, sikur ja kam dëgju zanin.
D-Nesër në mëngjes ma kujto dhe një herë ti, më mer në whatsap, e ta mar un atë në telefon dhe hajde e mere në darkë.
A-Po ore
D-E ke për nji vit a.
A-Po ani.
D-Se mos kujto se është ë përhershme.
A-Po jo mo burrë
D-Se të përhershme se ben dot kurrë, as për vete se ben dot.Për nji vit mbaj dokumentin me vete, kam leter se vendos rrypin.Urdhero!.I rregjistrum del në sistem.Mer dokumentin, mbaje në makinë, dhe kur të qesësh dokumentin nuk do ngrej kush dorë për rryp një herë. Ta kesh të garantume.Kam tre muj qe e kam nxjerr dokumentin un. Po ma pruni doktori mu nesër, te shkruj un ty e të them hajde se e ke gati.
A-Po shkruj në whatsap.
D-A po se boni këto ditë, vetëm nëse ka ndonjë gjendje.I bie me e bo të hanën. Të hanën në mëngjes e bën ai.
A-Po nuk o problem mo, për dy ditë.
A-Dritat i rrijnë fik, se ka problem te paketa.
D-Nuk kemi për ta fik fare, ne makinën .Kemi për ta lën keshtu siç është.
A-Okej
D-I ulim dhe katër xhamat, ja ulim ne.
D-E di si është puna, unë gjithë makinat ja jap drejtorit.Nuk merem me këto kolopuçat fare.
A-Po
D-Kur nuk kanë makina, thon a mo burrë na kalo ndinje makinë, mos ja jep krejt këtij. Kur kan makina, që e mora në telefon e më pyeti ça makinash janë.He se ka ik drejtori, një është më xhama të zi i thash është tuareg.Ma thuj pak targën, ça lidhje ka targa o vëlla. O i kam kaq, do me i mar a s’do me mor, jo dhe drejtorin në telefon dhe i jep urdhër drejtori, me e morë. A e kupton?.
A-Ehë.Nëse të njohin, e se ke lidhje me drejtorin.
D–Po krejt mo burrë, mu më njofin të krejt .Unë i njof një për një aty.Po ç’ke mo burrë, se e shumta dhjetë minuta punë kena me makinë tate ne aty.Ti mos u shqtëso hiç. E vetmja gjë që na prish punë, që si puno ndonjë llapë, i bie me e qit jashtë me bo pagesë prap, se nuk jena tu i bo llampën jo!.
A-A do me i lan të gjatat ndez?.
D-Po jo mo burrë.Fute mrena.Tani ku të duash ti, vetëm ulja xhamat krejt.Ulja krejt xhamat.A nuk ulem ma ato mbrapa?.
A-Jo
D-Hajt, s’ka gjë.Parkoje mirë ti, vetëm zbrit nga makina të bëj pagesën unë.
A-Po e laj çitu.
A-Ça bohet mo?.
D-S’po ma hap drejtori mo burrë.Kanë dhan urdhër me mos me u bo më makinat me xhamat e zi. Se po i ndjekin shum policia thon.
A-Ça thotë?.
D-Ndrija pak xhamat, te vij sa të bëj atë pagësë atje.Të vij ta shofë një herë për xhamat. Është vështirë, shum ësht tha!.Ka dy ditë që ka dal urdhër, me mos ba më. Se po i ndalo policia tha. Është aksion.
A-Po po bajn sa të dush mo burrë.
A-Ha?.
D-Ikim.Do vijm një herë nesër.
A-Su bo gjë sonte më duket!?.
D-Jo.Se dhe drejtori nuk ma hapi telefonin, ti bie dhe një herë tashti.
A-Si nuk u bo mo burrë!.
D-Do jo do e bëjmë patjetër nësër ne ketë.
A-Po ska rrugë,si e kan pa bo pa e fut makinën fare o burrë.
D–Po jo s’ka shans!.Asnjëherë nuk i kan bo ato.Po taksirat i jot me ardhë dhe një herë nesër.
A-Po vi , se se kam problem.
D-Ishallah po të kryj dhe atë të doktorit unë ty, e me atë rrugë të jap dhe atë të doktorit e të mos vish ma. Ka dy ditë thojn që nuk bëjnë ma.Sa e bona nji me xhama të zi, para ca ditësh javën që kaloi.
A-Po e ka bo, dhe një shoku jemi sot.Ajo Yllka, si më ka fut me bo xhamat.
D-Kush është kjo Yllka?.
A-Ku di gja unë, Redi njifet me ta.
D-Me ça mert kjo?.
A-Siguracion, e taksat e ku di gja unë ça bo aty.Robt e shpis me ma bo mue, o me me kthy lekët mbrapsht.Se dyqind mijë lek nuk jan qese dyzet mijë lekshe, po janë dyqind mijë.
D-Po pse ja ke dhanë këtë dyqind mijë lekshin ti?.Për ça arsye!.
A-Me mi bo çto xhamat.Mos e vrit mendjen me tha, a i ke leket .Po,çikaq dum na, çikaq dun xhamat.Ai do xhamat me nxehmje, po.Nuk dune nxemje sa të mi kapi ngrica në Tropojë të më dalë copa copa.E kap ngrica mo burre, se s’ta di emrin.
D-Qamil.
A-A thu kena gja të sigurtë nesër?.
D-S’po ma hap ky ….telefoni.Po do të të kthej përgjigje sonte un ty.Po nëntë dhjetë e nëntë përqind do ta bëj un kolaudimin ty.Tani mos u nxito një herë , me prish llaf me to. Se nuk e di si i ke bo pagesat, s’di asnjë gjo ça ke bo ti me to.Mos e prish ti me to, pa të than un për kolaudimin.A e kupto?.Mos u thuj asnjë fjal ti deri nesër.
A-O shok, un njëqind e njezet mijë lek ua kam dhanë.Se sa të thonë ty, unë se di!.
D-Ua ke dhan për kualidim a!?.
A-Po.Unë u kam dhanë lekët, për taksa a kupon a për krejt, me e kalu me xhama të zi!. Se di at te japin a s’te japin.
D-Jo mo jo, atë timen që e kam rregullu unë do ma japin ato .
A-Unë di qe ja dhash Yllkës lekët në dorë.
D-Tashti ne nesër bëjm kolaudimin, e bëj ça të dush ti me ato.Dëgjohemi nësër o vëlla.
A-Ej, po u desh lek më thuj o vëlla.
D-Me mu s’di gja, se je në rregull me të.Bashkë do folim për pjesën e kolaudimit.
A-Okej.
D-Na e boj hallall ee.
A-Natën. (A2 Televizion)