
KLP ka shkarkuar nga detyra prokuroren Belina Zeneli (Kryemadhi), e Prokurorisë Dibër, duke pranuar kërkesën e ILD.
Prokuroria e Përgjithshme i kishte kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nisjen e procedurës së inspektimit për hetimin e shkeljeve individuale të kryera në ushtrimin e detyrës për prokuroren Belina Zeneli, pasi janë konstatuar veprime të cilat mund të përbëjnë zvarritje të rëndë të veprimtarisë procedurale, si dhe shkelje të dispozitave ligjore urdhëruese të Kodit të Procedurës Penale.
Gjithsej kjo prokurore, ka përfunduar 20 procedime penale nga 207 që ka pasur nën hetim, numër ky disa herë më i vogël se totali i procedimeve penale të përfunduara nga kjo prokurori gjatë vitit 2020. (A2 Televizion)