Mësohet data se kur SPAK do të japë vendimin për Saimir Tahirin

Nga A2 CNN
31 Janar 2022, 16:29 | Kronikë
Mësohet data se kur SPAK do të japë vendimin për Saimir

Gjykata e Posaçme e Apelit ka caktuar datën 4 shkurt në orën 13:00 seancën për të dhënë vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Më herët, gjatë së hënës, prokurorët e SPAK kërkuan deklarimin fajtor të Saimir Tahirit për akuzat që e lidhin atë me trafikun e drogës, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe dënimin e tij me 12 vjet burg.

Por, duke qenë se gjykimi është bërë me procedurë të shkurtuar, i kërkuan që të ulet edhe 1/3 e dënimit, duke kërkuar një dënim përfundimtar prej 8 vitesh burg.

Ndërkohë, Saimir Tahiri pretendon se nuk qëndron asnjë prej akuzave të ngritura kundër tij, duke thënë se nuk ka pasur asnjë kontakt me anëtarët e grupit të Habilajve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos