Nga KQZ në AKU, Bledar Skënderi merr postin e ri

Nga A2 CNN
7 Tetor 2020, 12:50 | Aktualitet
Nga KQZ në AKU, Bledar Skënderi merr postin e ri

Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e fundit të tij lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Robert Lili, i cili do të vijojë të jetë pjesë e strukturave të Ministrisë së Bujqësisë.

Në vend të Robert Lilit, drejtuesi i ri i këtij institucioni të rëndësishëm është emëruar Bledar Skënderi, i cili deri para pak ditësh ka qenë pjesë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, e falënderoi Robert Lilin për kontributin e dhënë në drejtimin e AKU dhe uroi drejtuesin e ri, Skënderi

“Shprehim besimin se ai do të punojë me përkushtim dhe do të çojë përpara procesin e ristrukturimit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit i nisur nga paraardhësi i tij, si dhe do të adresojë si duhet të gjitha sfidat dhe problematikat që lidhen me sigurinë ushqimore në vend”, shkruhet në njoftimin e Ministrisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos