
Përhapja e infeksionit Covid-19 shoqëruar edhe me gripin sezonal ka bërë që ditët e fundit situata në shkollat e vendit të arsimit parauniversitar të jetë jo e mirë.
Që nga Kukësi e deri në Vlorë regjistrohen çdo ditë mbi 200 nxënës që nuk paraqiten në klasa për shkak të gjendjes shëndetësore. Ndërsa edhe mes stafit pedagogjik, mungesat janë të theksuara deri në 100 raste.
A2 ishte në gjimnazin kryesor të qytetit të Kukësit, ku drejtoresha e këtij institucioni jep një pasqyrë të situatës, që ka të bëjë me shëndetin e nxënësve dhe stafit pedagogjik.
Edhe pse drejtuesit e arsimit shprehen se është siguruar ngrohja me dru zjarri në shkolla, nxënësit shprehen se temperaturat e ulëta nuk lejojnë që të zhvillohet normalisht mësimi.
E ndërsa në Kukës mungesat i faturohen gripit sezonal, në Vlorë mungesat e nxënësve dhe mësuesve janë për shkak të infektimeve me covid.
Duke iu referuar situatës në terren shifrat e raportuara të infektimeve mendohet dhe janë akoma më të larta ndërsa shkujdesja për respektimin e masave si nga qytetarët ashtu edhe nga institucionet kontrolluese shikohen si shkaktaret kryesore të situatës pandemike. (A2 Televizion)