1788 – Kushtetuta amerikane hyri në fuqi, kur New Hampshire u bë shteti i nëntë që e ratifikoi. 1905 – Lindi Jean-Paul Sartre, filozof francez, një nga figurat kryesore të filozofisë së ekzistencializmit dhe filozofisë në përgjithësi, përfshi atë marksiste të shekullit XX. Sartre ndikoi edhe në sociologji, kritikë, studime letrare dhe vazhdon të ndikojë. 1920 – Trupat franceze largohen nga Korça duke e lënë administratën e tyre të ‘Republikës Autonome’ në duart e një komiteti shqiptar. Trupat shqiptare tashmë kishin siguruar territorin e Shqipërisë deri në kufirin e 1913-s me Greqinë. Korça kishte qenë nën kontrollin francez. 1940 – U martuan Richard Nixon dhe Thelma Catherine Ryan. 1954 – Shoqata amerikane kundër Kancerit raportoi për një numër të konsiderueshëm të vdekjeve në mesin e duhanpirëse, krahasuar me joduhanpirësit. 1963 – Franca bëri të ditur se po tërhiqej nga flota e NATO-s për Atlantikun e Veriut. 1982 – John Hinckley del i pafajshëm për përpjekjen për vrasjen e presidentit amerikan Ronald Regan. Ai u shpall i sëmurë psikik dhe u dërgua në spital. 1990 – Nga tërmeti në veri të Iranit , humbën jetë rreth 100 000 njerëz. 2003 – Libri i pestë me Harry Potter, “Harri Potter and the Order of the Phoenix” u botua nga J. K. Rowling. Amazon.com dërgoi më shumë se 1 milionë kopje në këtë ditë, duke qenë dita me shpërndarjen më të madhe të një artikulli të caktuar në historinë e tregtisë përmes internetit. Libri vuri rekorde në shitje, me rreth pesë milion kopje të shitura në botë gjatë ditës së parë. 21 qershori është Dita Ndërkombëtare e Muzikës.
Kalendari historik, 21 qershor. (A2 Televizion)