













Kryeministri Edi Rama ka pasur mundësi të ritakohet me homologen italiane Giorgia Meloni me të cilën ka treguar se ka një marrëdhënie miqësore, në Samitin e NATO-s në Vilnius.
Kreu i qeverisë ka ndarë në mediat e tij sociale disa foto nga takimet që ka pasur me liderët të cilët marrin pjesë në Samit.
“Aleatë dhe Miq,” shkruan Rama bashkë me fotot në të cilat pozon ndër të tjerëve, krah Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken, presidentit francez Emmanuel Macron dhe kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis me të cilin ka pasur edhe një takim kokë më kokë.
Më herët gjatë ditës, kreu i qeverisë pati një bashkëbisedimi me Eksperten e Qendrës Europiane të Këshillit të Atlantikut, Rachel Rizzo gjatë së cilit u prekën tema si siguria kibernetike, strehimi i opozitës iraniane në Shqipëri, situata në veri të Kosovës dhe roli i ndërkombëtarëve në këto çështje. (A2 Televizion)