1536 – Papa Leo XIII i shpall të gjitha urdhëresat anglikane “absolutisht dhe krejtësisht të pavlefshme”, duke çuar në këputjen e lidhjeve të Anglisë me Kishën e Romës. 1768 – Gazeta Boston boton vargjet “Liberty Song”, kënga e parë patriotike e Amerikës. 1811 – Lindi William Makepeace Thackeray, shkrimtar britanik. Para suksesit me romanin Vanity Fair (Panair i Kotësive), Thackeray kishte punuar si gazetar, kritik letrar dhe arti. 1918 – Lindi Nelson Mandela, i burgosur për 28 vjet, fitues i çmimit Nobel të Paqes (1993), Presidenti i Afrikës së Jugut. Ai vdiq më 5 dhjetor 2013. 1925 – Hitleri boton librin-manifest Mein Kampf, plan-programi i tij për një perandori të tretë gjermane dhe shprehje e makthit që do shpalosej në Evropën e viteve 1939-1945. Libri u shit rreth 1 mijë kopje në vitin e parë të botimit dhe kur Hitleri mori pushtetin, blerja e Main Kamftit hyri në udhën e shitjes në masë, siç ndodh shpesh me “veprat” e diktatorëve. 1932 – Në Shqipëri drejtori i shkollës teknike amerikane Harry Fultz largohet nga Tirana, pas vendimit të mbretit Zog për shtetëzimin e arsimit. Fultz u nis nga porti i Durrësit për në SHBA, duke lënë postin e drejtorit të shkollës teknike që prej vitit 1922. Shkolla ishte krijuar në vitin 1921 me fonde të Kryqit të Kuq amerikan. Pas rënies së komunizmit, në fillim të viteve 1990, në Tiranë u krijua Fondacioni Harry Fultz për rihapjen e shkollës së tij teknike. 1976 – 14 vjeçarja Nadia Komaneci, bëhet personi i parë në historinë e Lojërave Olimpike, që fiton 10 pikët e mundshme në gjimnastikë. 1988 - Ushtria Çlirimtare e Kosovës e riçliroi Rahovecin.
Kalendari historik, 18 korrik. (A2 Televizion)