
1683 – Hapet muzeu Ashmolean në Oksford, Angli, muzeu i parë universitar në botë. Muzeu njihet edhe për një koleksion me vepra arti dhe artefakte, dhuruar nga familja shqiptare Adhamidhi-Frashëri në shek. XIX. 
1752 – Një zjarr i madh djeg një të tretën e Moskës, përfshirë 18 000 shtëpi. 
1833 – Presidenti amerikan Andrew Jackson, është presidenti i parë që udhëton me tren. 
1912 – Shpërthen vullkani Novarupta në Alaska. Vullkani i dytë më i madh në histori. 
1946 – Themelohet Asociacioni Amerikan i Basketbollit (NBA) në New York City. 
1946 – Lindi në Boston Tony Levin, basist amerikan, i njohur për bashkëpunimin e tij me pionierët e “progressive rock”, King Crimson dhe Peter Gabriel. 
1967 – Lindi aktori amerikan Paul Giamatti, ishte kandidat për çmimin Golden Globe të vitit 2005 në kategorinë protagonisti më i mirë në një rol muzikor ose komedi. 
1968 – Senatori Robert F. Kennedy vdes nga plagët ngaqë e qëlluan një natë më parë. 
1982 – Izraeli pushton Libanin për të përzënë prej andej Organizatën për Çlirimin e Palestinës. 
1993 – Mongolia organizon zgjedhjet e para presidenciale në historinë e saj. 
2002 – Presidenti Bush propozon një departament të ri të kabinetit: Departamenti i Sigurisë Kombëtare.
(A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )
