Nga sezoni i ardhshëm, Barça e jep Messin falas

Nga A2 CNN
6 Shtator 2019, 08:15 | Futboll
Nga sezoni i ardhshëm, Barça e jep Messin falas

Një lajm që vjen nga Spanja bën që të ëndërrojnë tifozët e të gjithë botës, përveç atyre të Barcelonës.

Duke filluar nga vera e vitit 2020, Lionel Messi është i lirë të largohet nga Barcelona dhe të nënshkruajë me çdo klub tjetër. Sipas “El Pais”, nga përfundimi i këtij sezoni Messi mund të vendosë të largohet vetë nga Barcelona në çdo kohë që të dëshirojë, edhe pse ka një kontratë me skadencë në vitin 2021.

Katalanasit dhe ylli argjentinas kanë arritur një marrëveshje, e cila i jep të drejtën Messit të largohet nga “Camp Nou” në fund të çdo sezoni. Klubi spanjoll i ka bërë me dije lojtarit se ai ka dritën jeshile të largohet kur të dojë, nëse e dëshiron largimin.

Megjithatë, në kampin katalanas nuk i tremben aspak largimit të yllit argjentinas pasi për çdo skuadër europiane afrimi i Messit do të ishte një barrë shumë e rëndë financiare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos