1497 – Eksploruesi John Cabot mbërrin në Amerikën e Veriut në Newfoundland, duke u bërë evropiani i parë që zbret në këto brigje pas vikingëve në shekullin X. 1812 – Ushtria e Napolonit kalon lumin Neman duke filluar pushtimin e Rusisë. 1846 – Në Paris, Adolf Sax regjistron shpikjen e tij: saksofonin. Lindur në një familje belge me tradita në krijimin e instrumenteve frymorë të muzikës, Sax i gjeti të hedhura bazat për zbulimet e ardhshme, më i suksesshmi ishte ai i saksofonit. 1911 – Lindi ne Buenos Aires Ernesto Sabato, shkrimtar argjentinas me prejardhje arbëreshe. Nëna e tij Juana Maria Ferrari rridhte nga një familje arbëreshe e Italisë, ndërsa babai i tij, Francisco Sabato, po ashtu ishte nga Italia. Ata kishin njëmbëdhjetë fëmijë, të gjithë djem. Ernesto ishte fëmija i dhjetë i familjes Sabato. Ditën që lindi, vëllai më i madh vdiq dhe e ëma e pagëzoi Ernesto sipas vëllait të tij. 1916 – Aktorja Mary Pickford bëhet ylli i parë femër që nënshkruan një kontratë 1 milionë dollarëshe në Hollywood. Lindur në Toronto, Kanada më 1892, e pagëzuar si Gladys Mary Smith, ajo u bë aktore, regjisore dhe skenariste e njohur me nofkën “e dashura e Amerikës” në periudhën e filmit pa zë. 1939 – Sekretari amerikan i shtetit Cordell Hull thërret ministrin shqiptar Faik Konica, për ta informuar se misioni i tij në Uashington kishte marrë fund, pas vendimit të qeverisë “kukull” italiane të Tiranës, për të mbyllur legatat dhe konsullatat shqiptare jashtë vendit. 1948 –Bashkimi Sovjetik bën të pamundur udhëtimin me rrugë tokësore, ndërmjet Gjermanisë Perëndimore dhe Berlinit Perëndimor. 1987 – Lindi në Argjentinë Lionel Messi, futbollist, i cili luan si sulmues për klubin spanjoll Barcelona dhe kombëtaren argjentinase, ku është edhe kapiten në të dyja ekipet. 2004 – Në shtetin Nju Jork, dënimi me vdekje shpallet jo kushtetues.
Kalendari historik, 24 qershor. (A2 Televizion)