
Xhuliano Skuka do të vijojë karrierën e tij te skuadra e Mariborit në Slloveni. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi, i cili me anë të një postimi njoftoi tifozët për arritjen e marrëveshjes, ndërsa dibrani ka pozuar me fanellën e tij të re.
Edhe pse u përfol shumë lidhur me një rikthim tek Partizani, pas një takimi me presidentin Demi, palët nuk kanë arritur në një marrëveshje dhe Skuka ka zgjedhur Sllovenin për të vijuar karrierën e tij.
Me Metz, në Francë, 24-vjeçari u aktivizua në 9 ndeshje, por nuk mundi të lë gjurmë. Megjithatë, duket se Demat kanë bërë një tjetër goditje që tifozët e Partizanit e kërkonin kaq shumë.
Eros Grezda është futbollisti i ri i Partizanit. Një foto që ka qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale, duket futbollisti që ka pozuar me fanellën e klubit të kuq. Detaje nga marrëveshja nuk janë bërë të ditura ende, por lojtari konsiderohet si një pikë kyçe në projektin e ri të skuadrës. (A2 Televizion)