Nga sot, shërbimet publike kalojnë online

Nga A2 CNN
1 Maj 2022, 08:42 | Aktualitet

Nga sot nuk do të ketë më sportele dhe çdo shërbim publik do të ofrohet online. Njoftimi i bërë nga kryeministri Edi Rama, pak ditë më parë, nis nga e hëna zbatimin.

Një ditë më parë kreu i qeverisë rikujtoi se 30 prilli ishte “afati i fundit i sporteleve fizike në Shqipëri dhe prej të hënës nis koha e re e shërbimit të dokumentave vetëm online, duke e futur Shqipërinë në grupin e vendeve më të përparuara në shërbimet publike digjitale”.

Nga 1 maji të gjitha Autorizimet, Certifikimet dhe Licencat Energjetike do të ofrohen online në e-Albania me vulë ose nënshkrim elektronik online.

Gjithashtu edhe Vërtetimet e Gradave Shkencore dhe Titujve Akademikë si dhe Autorizimet e Importit të Barnave dhe Tregtimit të Pajisjeve Mjekësore do të ofrohen online në e-Albania me vulë ose nënshkrim elektronik online. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos