Një tjetër kandidate për Bashkinë e Tiranës, kush është politikanja me përvojë që garon nën siglën e PDIU

Nga A2 CNN
29 Mars 2023, 16:38 | Politikë

Lajla Përnaska është kandidatja më e rë për kryetarin e ri të Bashkisë së Tiranës. Ajo do të kandidojë nën siglën e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU).

Kërkesa e Përnaskës është dorëzuar në KQZ në 24 mars 2023. Lajla Përnaska i është shtuar në garë Erion Veliajt, Belind Këllicit, Arlind Qorrit dhe Roland Bejkos.

Përnaska ka qenë në dy legjislatura, pjesë e Kuvendit si përfaqësuese e Partisë demokratike nga viti 2005 deri ne vitin 2013. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos