Avokati i Popullit, tratativa politike për pasuesin e Erinda Ballancës

Nga A2 CNN
29 Mars 2023, 16:51 | Politikë
Avokati i Popullit, tratativa politike për pasuesin e Erinda Ballancës

Pas dështimit të negociatave politike për të zgjedhur Ledio Brahon në postin e Avokatit të Popullit, Kuvendi rinisi seancat dëgjimore. 14 kandidatura aspirojnë këtë post mes të cilëve edhe ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha.

Kuvendi rinisi procedurën për të gjetur një avokat popullit. Thirrjes së dytë iu përgjigjën 14 kandidatë të cilët paraqitën përpara deputetëve vizionin e tyre për drejtimin e institucionit. 

Mes katërmbëdhjetë emrave është edhe ai i Vitore Tushë. ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese shihet si ndër kandidaturat më potenciale për të marrë drejtimin e këtij institucionit, jo vetëm për shkak të eksperiencës në drejtësi, por edhe klauzolave ligjore.

“Në përputhje me ligjin organik të Gjykatës kushtetuese, në nenin 18, është e sanksionuar që gjyqtarit të gjykatës kushtetuese i mbaron mandati, caktohet në një detyrë të barabartë ose të përafërt me të. Besoj se edhe këtë kusht e plotësoj”, tha Tushe.

Edhe ish-Ministri i Drejtësisë së PD-së, Ilir Rusmail rikandidoi për këtë pozicion, por axhenda në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve bëri që vizionin ta paraqiste me shkrim. 

Për të kaluar për votim në seancë plenare, një kandidaturë duhet të marrë mbështetjen e së paku 28deputetëve. Bledar Dervishi ishte ai që në procesin e parë gjatë 2022 gjetifirmat por i firuan rrugës, dhe kërkoi nga Kuvendi një proces më transparent. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos