1889 – U themelua “Nintendo Koppai”, më vonë i njohur si “Nintendo Company Limited”, nga Fusajiro Yamauchi. 1909 – Lindi në Shkup Lorenc Antoni, kompozitor, dirigjent dhe etnomuzikolog shqiptar. 1920 – Lindi në Shkodër Marije Logoreci, aktore shqiptare e teatrit dhe filmit. Paraqitja e saj e parë në film, ishte tek “Skënderbeu”, më pas në filmin e parë shqiptar me metrazh te shkurtër “Fëmijët e saj” dhe me pas në filmin e parë shqiptar “Tana” dhe “Toka jonë”, duke u kthyer në simbol të Nënës shqiptare. 1943 – Lindi në Madrid Julio Iglesias, këngëtar spanjoll. Ai ka regjistruar 78 disqe në gjuhë të ndryshme dhe është babai i këngëtarit Enrique Iglesias. 1952 -kandidati për nënpresident i republikanëve, Richard Nixon, doli në televizion për të mbrojtur veten kundër akuzave se ai kishte nxjerrë fitime nga një Fond Shpenzimesh të Fshehta. 1973 – U nda nga jeta në Santiago Pablo Neruda, poet, diplomat dhe politikan kilian. Me punën e tij të përkthyer në shumë gjuhë të huaja, Pablo Neruda konsiderohet një ndër poetët më të mëdhenj të shekullit të XX. Në vitin 1971 Neruda fitoi Çmimin Nobel për Letërsi, një çmim ky i kundërshtuar për shkak të aktivitetit të tij politik. 1980 – Bob Marley zhvillon koncertin e tij të fundit. 1990 – Iraku kërcënoi publikisht, se do të shkatërronte fushat e naftës në Lindjen e Mesme dhe se do të sulmonte Izraelin, po qe se ndonjë shtet mundohet që ta dëbojë nga Kuvajti. 1991 – Inspektorët e OKB-së gjejnë dokumente, ku jepen detaje të programit sekret irakian të armatimit bërthamor. 1993 – Personave me ngjyrë iu lejua pjesëmarrja në qeverinë e Afrikës së Jugut, pas një votimi parlamentar. 2002 – Paraqitet për herë të parë në publik shfletuesi i internetit Mozilla Firefox.
Kalendari historik, 23 shtator. (A2 Televizion)