1497 – Portugezi Vasco de Gama vendos të niset me anije në udhëtimin e parë të drejtpërdrejtë europian për në Indi. Ai është një nga eksploruesit më të famshëm, i pari evropian që arriti në Indi nëpërmjet detit. Ky zbulim i hapi rrugën Portugalisë për të krijuar një perandori të qëndrueshme koloniale në Azi. 1842 - Mjeku John Gorrie, zbuloi sistemin e parë të ftohjes së ajrit. Mjeku dëshironte që të sëmurët nga ethet ta ndjenin veten më mirë në klimën subtropikale të Floridës, prandaj u kërkonte infermierëve që të sillnin kova me akull dhe të frynin ajrin përmes akullit. 1889 – Publikohet numri i parë i “The Wall Street Journal”, gazetë në anglishten amerikane me një theks të veçantë të lajmeve ekonomike e të biznesit. “The Wall Street Journal” është gazeta më e madhe në qarkullim në Shtetet e Bashkuara, me rivalen kryesore gazetën “Financial Times” me bazë në Londër. 1934 – U nda nga jeta ne Tiranë, Kristo Luarasi, botues dhe veprimtar i çështjes shqiptare. 1948 – Forca Ajrore Shtetet e Bashkuara pranon rekrutet e para femra, nëpërmjet një programi të quajtur Gratë në Forcat Ajrore, i cili u formua në vitin 1948, kur presidenti Truman nënshkroi Aktin për integrimin e grave në Forcat e Armatosura. 1951 – Lindi në Kaliforni të SHBA aktorja Anjelica Huston. Është fituese e shumë çmimeve kinematografike, ndër to edhe e Çmimit Oscar për rol dytësor. 2006 – U nda nga jeta në Napoli, ku po kurohej për një sëmundje të rëndë, Pjetër Arbnori. Ai është quajtur "Mandela i Ballkanit", për shkak të kohës së gjatë të kaluar në burgjet e diktaturës komuniste për 28 vjet.
Kalendari historik, 8 korrik. (A2 Televizion)