323 p.e.s. – U nda jeta Aleksandri i madh. Ndërsa bënte plane për pushtimin e Kartagjenës dhe Romës, Aleksandri vdiq në Babiloni, Persi. Vdekja e tij trishtoi maqedonasit, hidhëroi ilirët, hodhi grekët në rebelim. Territoret e pushtuara prej tij u ndanë mes gjeneralëve, secili mbajti në zotërim zonat që kishte nën kontroll, siç ndodhi me Ptolemeun, i cili themeloi dinastinë e tij 350 vjeçare në Egjipt. 1692 – Salemi gjykon magjistaret: Brixhid Bishop dënohet me varje në litar në Salem, Massachusetts, “për kryerje të magjive që kishin çoroditur mendjet e banorëve”. 1878 – Shqiptarët themelojë Lidhjen e Prizrenit për t’iu kundërvënë vendimeve të Kongresit të Berlinit dhe Traktatit të Shën Stefanit, si pasojë e të cilit trojet shqiptare i merreshin perandorisë osmane për t’iu dhënë shteteve të Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë dhe Greqisë. Lidhja u shtyp 3 vjet më vonë nga osmanët, por shkëndija e Rilindjes Kombëtare Shqiptare ishte ndezur. 1924 – Në orët e para të mëngjesit, në momentin e fundit, Ahmet Zogu ikën nga Tirana me rreth 600 besnikët e tij matjanë. Pas përleshjeve maleve me forcat e Bajram Currit, Zogu u detyrua të kalonte në Jugosllavi. Fati i Shqipërisë tani mbeti nën drejtimin administrativ dhe ushtarak të Fan Nolit. 1940 – Italia zyrtarisht u shpall luftë Britanisë së Madhe dhe Francës gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore. Po këtë datë, edhe Gjermania pushton Norvegjinë. 1959 – Lindi Carlo Ancelotti, trajner italian i futbollit dhe ish-futbollist profesionit. 1977 – Apple II, një nga kompjuterët e parë personalë, del në shitje në SHBA. 1980 – Në Afrikën Jugore, Kongresi i Shteteve Afrikane lëshon një komunikatë nga lideri i burgosur Nelson Mandela, në të cilën ai bën thirrje që mbështetësit e lëvizjes anti-aparteid të ngrihen për këtë çështje. 1999 –NATO pezullon sulmet e saj ajrore pasi presidenti i Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviçi, bie dakord të tërheqë forcat e tij nga Kosova. 2004 – U nda nga jeta Ray Charles, muzikant amerikan, këngëtar, tekst-shkrues dhe kompozitor. Charles ishte i verbër që nga mosha shtatë vjeçare. Frank Sinatra e quajti si i vetmi gjeni i vërtetë në show-biz. Në vitin 2004 Rolling Stone e renditi Charles të 10-in në listën e 100 artistëve më të mëdhenjtë të të gjitha kohërave, kurse në nëntor të vitit 2008 u rendit i 2-ti në listën e 100 këngëtarëve më të mirë të të gjitha kohërave. 2007 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush bëri një vizitë zyrtare në Shqipëri, vizita e parë e një presidenti amerikan në Shqipëri.
Kalendari historik, 10 qershor. (A2 Televizion)