Nga votimi elektronik, te dekriminalizimi, Yuri Kim takohet me kreun e KQZ

Nga A2 CNN
15 Janar 2021, 15:23 | Aktualitet
Nga votimi elektronik, te dekriminalizimi, Yuri Kim takohet me kreun e KQZ

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, zhvilloi një takim këtë të premte me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Takimi është bërë i ditur nga Celibashi, i cili ka ndarë disa foto në rrjetet sociale, ndërsa bashkëngjitur shkruan se përgatitja për zgjedhjet e 25 prillit ka qenë fokus i këtij takimi.

“Identifikimi biometrik, votimi elektronik, lista e zgjedhësve, dokumentet e identifikimit, dekriminalizimi, masat për parandalimin e shitblerjes së votës dhe mashtrimit në zgjedhje, patën fokusin e diskutimit me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim në takim e sotëm në KQZ. Së bashku me nënkomisioneren Pleniku prezantuam ecurinë e përgatitjeve për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Krijimi i besimit të të gjithë aktorëve në integritetin e procesit zgjedhor, sfidë për KQZ”.

Ndërkohë, në një deklaratë, ambasada e SHBA bëri të ditur ambasadorja Kim u takua me Kryetarin e KQZ-së Celibashi dhe Zëvendës Kryetaren Pelinku për të shprehur mbështetjen për rolin e tyre kritik në sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Ajo nënvizoi nevojën për të zbatuar në kohë dhe mënyrën efikase identifikimit biometrik dhe masa të tjerë të nevojshme. Duke kujtuar letrën e saj të 31 gushtit drejtuar Kryetarëve të Partive, ajo kujtoi KQZ-në për përgjegjësinë e saj për t’u siguruar që kandidatët të jenë në përputhje me ligjin shqiptar.

Ambasadorja nënvizoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përmbushjen e kërkesave të popullit shqiptar për politikë më të pastër, duke filluar nga politikanë më të pastër.

Në këtë drejtim, ajo përmendi se Sekretari Amerikan i Shtetit ka përcaktuar publikisht individë të caktuar për korrupsion madhor. Këto përcaktime mbeten në fuqi.

Ata ranë dakord që KQZ-ja duhet të marrë të gjitha masat e mundshme, jo vetëm për të mundësuar ndjekjen penale të shkeljeve, por së pari për t’i parandaluar shkeljet, përfshirë duke zbatuar masa për të parandaluar blerjen e votave dhe manipulimin e votave. Shtetet e Bashkuara mbeten një mbështetës i palëkundur i Shqipërisë dhe popullit shqiptar ndërsa ata punojnë për një demokraci më të mirë, udhëheqës më të mirë dhe një të ardhme më të mirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos