Rama: Opozita dhe Meta “nën ujë”, Nusretin dhe Tiren duan ta bëjnë "kamerdare"

Nga A2 CNN
15 Janar 2021, 13:58 | Aktualitet
Rama: Opozita dhe Meta “nën ujë”, Nusretin dhe Tiren duan

Menjëherë pas deklaratës së kreut të PD-së, Lulzim Basha, se shumë shqiptarë janë nën ujë sot, ka reaguar kryeministri Rama.

Rama shkroi në Twitter se nën ujë është opozita, së bashku me Ilir Metën, të cilët sipas tij, kërkojnë të përdorin edhe tërmetin dhe shiun si kamerdare.

“Qindra-mijëra njerëz nën ujë edhe sot" sipas LB! Në fakt nën ujë janë Saliu, Iliri, Luli dhe Mona që duan ta bëjnë kamerdare edhe tërmetin, edhe virusin, edhe shiun, edhe borën, madje edhe Nusretin bashkë me Tiren, i duan për komerdare! Po halli është që s'i pret kush matanë”, shkruan Rama. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/01/15/basha-qeveria-perdor-fatkeqesine-per-propagande-permbytjet-erdhen-nga-kaskada/

A2 CNN Livestream

Latest Videos