Nga xhaketa "Chanel" te byzylyku prej diamanti, artikujt më të shtrenjtë që janë harruar në aeroporte

Nga A2 CNN
29 Maj 2023, 16:20 | Lifestyle

Çfarë kanë të përbashkët një xhaketë sportive Chanel, një set me 66 pirunë, thika dhe lugë argjendi të pastër apo një byzylyk diamanti?

Ato janë të gjitha sende me vlerë që janë harruar në bagazhe të pakërkuara.

Sipas Byrosë së Statistikave të Transportit, linjat ajrore trajtuan pothuajse 393 milionë raste të çantave të harruara në vitin 2021, në 2 milionë bagazhe të humbura.

Në ndihmë të gjetjes së artikujve “jetimë” nga ata që i kanë harruar është vënë kompania me bazë në Alabama, "Unclaimed Bagage". Firma blen çanta nga linjat ajrore vendase amerikane dhe kompanitë e tjera të udhëtimit pas një kërkimi tremujor për pronarët e tyre.

Uebsajti i bagazheve të padeklaruara ka një larmishmëri kategorish, ku mund të gjesh telefona celularë, instrumente muzikore, produkte për kafshët shtëpiake dhe mallra sportive. E sigurisht, midis tyre ka edhe shumë veshje për të zgjedhur.

Aktualisht, lista e artikujve përfshin një xhaketë Chanel me vlerë 6599 dollarë, një fustan të zi të zbukuruar me kristale nga Prada që kap vlerën 2400 dollarë dhe një xhaketë bomber lëkure për meshkuj nga Givenchy me vlerë 4500 dollarë.

Te këpucët sendi më i shtrenjtë për zonjat janë një palë çizme lëkure nga Givenchy me vlerë 1496 dollarë.

Ndërsa për meshkujt te kategoria e këpucëve janë një palë atlete Louis Vuitton me ngjyrë jeshile neoni që vlejnë 1130 dollarë.

Kur bëhet fjalë për artikullin me çmimin më të lartë në faqen e internetit, ai është një byzylyk diamanti dhe ari që vlen 9123 dollarë.

Së bashku me modën standarde dhe produktet elektronike, "Unclaimed Bagage" thotë se disa nga kutitë përmbajnë disa gjëra mjaft të çuditshme.

Disa nga sendet më të pazakonta aktualisht në shitje përfshijnë një komplet antik prej 66 copë lugë, thika dhe pirunë me material argjendi të pastër që vlejnë 1900 dollarë, apo një vazo unike prej qelqi jeshil të prodhuar në Francë që vlen 409 dollarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos