Zbulohet një ngarkesë kokaine në Portin e Durrësit, e fshehur në kontejnerin me pula nga Brazili

Nga A2 CNN
15 Qershor 2022, 22:47 | Kronikë
Zbulohet një ngarkesë kokaine në Portin e Durrësit, e

Forcat e rendit kanë finalizuar një operacion antidrogë në Portin e Durrësit, ku si pasojë janë sekuestruar rreth 45 kilogramë e 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Kontrolli u ushtrua në një kontejner të ngarkuar me mish pule, që ishte nisur transit nga Brazili, për llogari të një subjekti tregtar në Maqedoninë e Veriut, ndërkohë që sasia e kokainës ishte e ndarë në 40 pako.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos